shqiperi

“Nesër në orën 11:30 të gjithë te bashkia!” Berisha: Është koha të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër në orën 11:30 të bëhen bashkë për të protestuar tek bashkia e Tiranës.

Berisha:

Të lidhura

None found

Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë të firmosim largimin e hajnave. Është koha të bëjmë drejtësinë. Të firmosim që në spitalet tona të mjekohemi si njerëz, siç e meritojmë. Është koha të këpusim me fuqinë tonë zinxhirin e kësaj vjedhje të tmerrshme që po shfaros shqiptarët. Ndaj dhe nesër, në ora 11.30, të gjithë te bashkia për shpëtimin e shtëpisë së parë të Tiranës. Qytetarë dhe qytetare, shqiptarët në të katër anët e dheut presin nga ju çlirimin e bashkisë. Presin nga ju betejën epike, fitoren historike mbi këto klane mafioze.

Presin të marrim fatin në duart tonë dhe të mos presim nga askush tjetër përveçse nga guximi ynë, nga zemërimi ynë, nga veprimi ynë. Ndaj dhe nesër do të jetë dita e gjyqit popullor, e gjyqit qytetar ndaj armiqve të shqiptarëve. Ndaj atyre që po shtypin qytetarët e këtij vendi me tiraninë e varfërisë. Me dhunën dhe terrorin policesk. Me drejtësinë falso, të mashtrimit, të mburojës së krimeve të qeveritarëve. Kohë si kjo është koha e guximtarëve. Koha e atyre që i thonë vetes shqiptarë.

të fundit

Alarm për dezinformimin, Google Earth tani gjeneron me lehtësi pamje tërësisht të sajuara

Google ka nxjerr një mjet të ri të inteligjencës artificiale që u lejon përdoruesve të krijojnë imazhe të rreme duke vendosur…

1 minute ago

Pse është e rëndësishme të aktivizoni herë pas here llogaritë tuaja të vjetra të Gmail dhe Microsoft

Google ka kohë që po fshin llogaritë joaktive – ose të paktën ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë –…

2 minutes ago

OBRM-PDUKM Paralajmëron: Urrejtja dhe Pesimizmi Nuk Do të Bëhen Doktrinë Shtetërore

OBRM-PDUKM në një deklaratë theksojnë se nuk do të lejojë që urrejtja dhe pesimizmi të bëhen një “ideologji kombëtare”, duke…

8 minutes ago

Zyrtarizohen kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm (EMRAT)

Janë zbuluar gjashtë kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, në listën e zyrtarëve…

8 minutes ago

Vllaznia zhvendoset në Pukë për fazën përgatitore, objektivi mbetet titulli në Superiore (AXHENDA)

VllazniaVllaznia do të udhëtojë drejt Pukës, për të zhvilluar përgatitjet e fundit për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”, 2026/27…

16 minutes ago

Ukrainian airstrike in Crimea, Russian authorities report 3 dead and 2 wounded

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në Krimenë e kontrolluar…

17 minutes ago