shqiperi

Nesër ndërrohet ora, akrepat shkojnë një orë para! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë

Ora dimërore ndërrohet nesër, më 31 mars, në orën dy të mëngjesit, kur akrepat e orës do të lëvizin përpara për një orë.

Në këtë mënyrë do të humbasim një orë gjumë dhe kështu lëvizja e akrepave do të ndikojë në trupin tonë, por do të shijojmë një orë më shumë dritë.

Të lidhura

None found

Sipas llogaritjeve do të rikthehet përsëri  në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor.

Disa orë, si ato në pajisjet teknologjike, do të ndërrohen automatikisht. Por për pajisjet e vjetra që nuk janë të lidhura me internetin, duhet t’i lëvizni manualisht para se të shkoni në shtrat të shtunën në mbrëmje.

Zgjimi një orë më herët se zakonisht mund të prishë ritmin tonë ose orën natyrale 24-orëshe të trupit dhe të na bëjë të ndihemi të përgjumur dhe të çorientuar, gjë që mund të rezultojë në pasoja të tjera shëndetësore.

Natën nga e shtuna në të diel duhet të shkojmë në shtrat një orë më herët, në mënyrë që të zvogëlojmë mundësinë e gjumit të dobët. Në një studim të botuar në revistën Sleep Science and Practice, gati 14% e njerëzve thanë se flinin më keq gjatë dy javëve pas ndërrimit të orës.

Ne të gjithë mbështetemi te drita e ditës dhe natës për t’i sinjalizuar trupit tonë se kur është koha për t’u zgjuar dhe për të fjetur, kështu që edhe ndryshimet delikate mund të prishin ritmin qarkullues që rregullon pushimin tonë.

të fundit

Kërcënim me bombë në avionin Manchester–Rinas pas zbulimit të një shënimi në tualet; nisin kontrollet e pasagjerëve dhe bagazheve

Një kërcënim për shpërthim bombe në avionin e linjës Manchester-Rinas ka vënë në lëvizje mbrëmjen e sotme shërbimet e Policisë…

5 minutes ago

Shqiponja nuk pranon ta përqafojë Adrianin pas largimit nga BBVK 5

Pasi Adriani la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 dhe po përshëndetej me banorët, Shqiponja refuzoi ta përqafonte. Ajo…

6 minutes ago

Presidenti Bardhi kritikon ashpër ekipin pas humbjes me Elbasanin: “Kjo s’është Dinamo”, kërcënon me largime të menjëhershme

Dinamo, presidenti i klubit, Ardian Bardhi Një reagim i fundit ka mbërritur nga ana e klubit të Dinamos [...]Read More...

6 minutes ago

A e njeh Ukin?” rikthehet nga Dini, ja si reagon Fatjona

Moderatori i Big Brother VIP Kosova 5, Alaudin Hamiti, ka rikthyer deklaratën virale “A e njeh Ukin?”, e cila ditëve…

6 minutes ago

Adriani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5

Banori që sonte e la shtëpinë më të madhe në vend është Adriani. Adriani përfundimisht lë shtëpinë e Big Brother…

7 minutes ago

Saimir Korreshi e vendos Luiz Ejllin në një pozitë të vështirë gjatë emisionit, pasi shfaqet fotografia e Jozefina Topallit: “Ti e njeh shumë mirë këtë

Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi,…

7 minutes ago