shqiperi

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë: Paqe, begati e mirësi në familjet tuaja (VIDEO)

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu napëmjet një vdieomesazhi ka njoftuar të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë dhe gjithashtu i ka uruar të gjithë për këtë festë madhështore.

Festa e Kurban Bajramit, është festa ku të gjithë myslimanët mundohen të bëjnë kurban një kafshë e cila lejohet nga feja dhe mishin e ndajnë të njërezit në nevojë.

Të lidhura

None found

Mesazhi i plotë:

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë Shqiptarëve!

Bismilahi-Rrahamini-Rrahim

Me emër të Zotit Mëshiruesit-Mëshirëbërës.

Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Muhamedin (a.s.)

Të dashur qytetarë, nesër, në Shqipëri dhe mbarë botën, është festa e Kurban Bajramit.

Zoti i gjithësisë në suren Kevther në Kuran thotë:

“Ne vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd!”

Ndërsa në një tjetër sure (En’nam) na kujton:

“Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve!”

Të dashur qytetarë, Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme në fenë islame.

Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a.s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.), atë kohë vetëm një fëmijë, dhe dhembshurinë e nënës së tij heroike, Haxhires.

Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti.

Kush ka mundësi le të presë Kurban vetëm për Hir të Zotit, e kush nuk ka inshAllah i mundësohet sa më shpejt.

Silluni mire me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërmit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfërit.

Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët.

“As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin devotshmëria juaj”, thotë Zoti.

Ky Bajram na jep mesazhin që për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

E lusim Zotin të na i pranojë kurbanet, adhurimin dhe lutjet tona!

E lusim Zotin për paqe e prosperitet në vendin tonë dhe mbarë njerëzimin!

Ju dëshiroj paqe, begati e mirësi në familjet tuaja!

Gëzuar Kurban Bajramin!

Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë /albeu.com

 

të fundit

Thaçi visits work on Sokoli Road in Plemetin as infrastructure projects continue in Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

57 seconds ago

Human remains discovered in Brod; identity to be determined through DNA analysis

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

1 minute ago

Kurti seeks support in Paris and Dublin for Kosovo’s integration and recognition by Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…

2 minutes ago

Electoral reform: Socialist Party invites Democratic Party to compromise on urgent changes before November 30

24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi  demokratëve  për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist  i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…

2 minutes ago

Snopçe: Interruption of parliamentary question time sets a troubling precedent for democracy

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

2 minutes ago

Andonovska denies Public Health Institute sought to exclude unvaccinated children from schools and kindergartens

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

2 minutes ago