Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:
M. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin…
Këtë të mërkurë, një aksident me vdekje është regjistruar në Belsh, ku një e moshuar humbi jetën. Sipas inofrmacioneve policore,…
Këtë të mërkurë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e…
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit…
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç…
Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i…