shqiperi

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 33-vjeçari me dy identitete në Vlorë

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Vlorë, pasi Gjykata e Castellon Spanjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet në Vlorë, operacioni policor i koduar “Castellon”, i zhvilluar nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me strukturat  hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është  finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim  të ngushtë me DVP Vlorë. Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në  DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :

-D. H, alias D. H, alias D. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…

35 minutes ago

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…

53 minutes ago

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…

1 hour ago

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…

1 hour ago

Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale…

2 hours ago

VIDEO/ Qëll*i me ar*ë drejt një makine në Kombinat, arrestohet autori dhe një person tjetër

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat. Qëlloi me armë…

2 hours ago