shqiperi

“Në futboll nuk ka dhurata”, Bajrami: Të fokusohemi te loja jonë, na duhet një fitore e madhe

Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’.

Kështu, pas përfundimit të përballjes në Hambrug, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e fundit të grupeve, atë të 24 qershorit, ndaj Spanjës, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.

Me rikthimin në kampin bazë kanë filluar edhe daljet në konferencë për shtyp, nga “Kuqezinjtë” tanë, ku pas sulmuesve Rey Manaj e Arbër Hoxha, mesditën e kësaj të shtune për mediat do të flasë “goli më i shpejti” i një Kampionati Evropian, Nedim Bajrami, i cili fillimisht foli për sfidën e radhës, në Gjermani, atë ndaj Spanjës, si dhe për vështirësinë e madhe të kësaj sfide.

“E kemi thënë edhe më herët, se Spanja është një ekip shumë i fortë dhe ne duhet të hyjmë në ndeshje për të dhënë maksimumin. Na duhet një fitore dhe na duhet që ato raste që do të kemi t’i shfrytëzojmë në maksimum. Duhet të jemi më konkret para portës. Në futboll nuk ka dhurata, kështu që duhet të fokusohemi te sfida e së hënës. Të bëjmë lojën tonë me kualitetin tonë dhe siç thashë të japim maksimumin.

Lojën e parë me Italinë luajta mesfushor, me Kroacinë luajta në krah, fola me trajnerin dhe ai më konfirmoi në sulm. Nuk ka nevoj ku luaj në fushë, mjafton të luaj për Kombëtaren, por unë jam gati.

Kam patur shumë raste për të goditur nga jashtë zone. Do të provoj edhe me Spanjën, jo vetëm unë, por edhe Asani e Asllani kanë goditje shumë të mira dhe kur kanë hapësirë për të gjuajtur jashtë zonës le ta provojnë”,- u shpreh më tej gjatë konferencës, “fantazisti” i Kombëtares sonë.

 

të fundit

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…

13 minutes ago

SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy

Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së…

18 minutes ago

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…

31 minutes ago

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…

42 minutes ago

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…

54 minutes ago

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…

2 hours ago