shqiperi

“Në emër të Zotit, lexo”/ Rama, podcast me myftiun e sapozgjedhur të Tiranës, në muajin e shenjtë të Ramazanit

Myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja, ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama për episodin e tetë të podcast-it “Flasim”.

Ky episod iu dedikua besimit, teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.

Të lidhura

None found

Myftiu foli për efektet e agjërimit gjatë Ramazanit.

“Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, haxhi, zekati. Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Ramazanit është më interesanti, sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë. Është momenti më i mirë për të kuptuar se çfarë vlerash ke ti si njeri, çfarë mund të rregullosh, çfarë mund të japësh më shumë”.

Rama u ndal më tej te rëndësia e leximit, duke cituar profetin Muhamed: “Paqja e Zotit qoftë mbi të, që boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit”.

Dija është pikënisja e gjithçkaje, theksoi myftiu.

“Surja që ka nisur Kurani, që në fillim të thotë lexo. Në fund, thotë afroju Zotit. Pra, nis me dijen, për t’u afruar me Zotin. Kurani është i vlefshëm për çdo kohë, është shumë interesant. Flet me Kuran dhë të kupton si ai që është fëmijë, edhe ai i rritur. Por, ai që ka më shumë njohuri, e kupton më mirë Kuranin. Zoti të jep eksperiencë, sprova, sfida në jetë. Prandaj, se njerëzit që janë më të lartë në status, e kuptojnë më mirë Kuranin dhe Zoti u hap më shumë hapësira se ata që nuk kanë dijen. Dija është pikënisja e gjithçkaje”.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago