shqiperi

Ndryshime në ligjin për Ambasadat, “vetting” për trupën diplomatike shqiptare në botë

Qeveria parashikon të ndryshojë ligjin përmes të cilit organizohet Shërbimi i Jashtëm i Shqipërisë. Në dokument ndër të tjerat duket se parashikohet edhe një formë vetingu për diplomatët.

Me urdhër të ministrit do të krijohet në çdo Janar Komisioni i Karrierës, i cili propozon gradat por edhe masat disiplonore në rast të shkeljeve.

Të lidhura

None found

Më tej në nenin 43 saktësohet verfikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës

“Personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi dhe këtij ligji.

Procedura e verifikimit të pastërtisë së figurës përcaktohet në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm”, thuhet në dokumentin që do të kalojë fillimisht për votim në qeveri dhe më tej edhe në parlament.

Nga ana tjetër saktësohet se Konsujt e Shqipërisë do të emërohen nga kryeministri i vendit por me propozim të Ministrit të Jashtëm.

Sa i përket unifikimit të qëndrimeve, edhe kryetarët e bashkive do të duhet që për deklaratat në takimet me përfaqësuesit e huaj të konsultohen me Ministrin e Jashtëm.

“Drejtuesit e organeve të qeverisjes vendore ndërmarrin veprime, presin vizita në nivel ndërkombëtar, mbajnë qëndrime dhe bëjnë deklarata, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me jashtë, pasi të jenë konsultuar më parë me Ministrinë dhe të kenë marrë udhëzimet e saj”, thuhet në dokument. Drafti i ri përbëhet nga 62 nene, ndërsa do të shfuqizojë ligjin aktual.

të fundit

Prattipati holds first meeting with Kosovo’s president, U.S. Embassy announces

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për takimin e së ngarkuarës me punë të kësaj…

20 seconds ago

Erion Veliaj’s transfer to Fier prison, Justice Ministry responds: It was carried out according to procedures, order is a state secret

Ministria e Drejtësisë, ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt…

2 minutes ago

Italy, general strike on October 30: sectors affected and protesters’ demands

E premtja, 30 tetor, është shpallur ditë greve e përgjithshme në Itali nga Unioni Sindikal Bazë (USB). Protesta synon të…

3 minutes ago

Kurti zhvillon takim me gjeneralin Grynkewich

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, njëherësh…

3 minutes ago

Carrick i beson Fernandesit dhe nuk planifikon t’i heqë shiritin e kapitenit te Man Utd

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’ia heqë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit, pavarësisht…

3 minutes ago

Pejë: 11 zyrtarë policorë pezullohen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra…

3 minutes ago