shqiperi

Ndërtoi pa leje disa kate tek një pallat në Sarandë, çohet në prokurori për shpërdorim detyre kreu i IVMT-së, Nasip Hoxha

Zambak dhe Trendelina Beqiri, kanë kallëzuar në polici shefin e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Nasip Hoxha, duke e akuzuar këtë të fundit për “Shpërdorim detyre” pasi ka ndërtuar disa kate pa leje tek një pallat në Sarandë. Kjo ka sjellë nisjen e një hetimi në prokurorinë e këtij qyteti

Hoxha më parë ka qënë vartës i Romina Pulaj, ish-drejtuese e IVMT Sarandë, e cila aktualisht është marë e pandehur nga prokuroria e qytetit dhe çështja kundër saj dhe të tjerëve është çuar për gjykim në gjykatën e rrethit.

Sipas kallëzimit Nasip Hoxha, në cilësinë e drejtuesit të IVMT-së Sarandë, nuk ka marë asnjë masë për prishjen e një objekti pa lejë që po ndërtohet në Sarandë, ngjitur me hotel “Erjoni”, që zotërohet nga çifti Zambak dhe Trendelina Beqiri.

Çifti Beqiri, në kallëzimin e tyre referuar prokurorisë thotë se:
“…ne kemi pasur problematika me subjektin “NOKU-OS-2008”, me administrator Kol Noku, i cili ka kryer punime jashtë lejes së ndërtimit.

Aktualisht jemi në procese gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë nga ku ne kundërshtojmë lejen e ndërtimit.

Njëkohësisht i jemi drejtuar edhe institucioneve IVMT Sarandë, e cila në datën 7 dhjetor 2021 ka marrë tre vendime, vendime për prishje të ballkoneve si ndërtim pa leje, procesverbal gjobe në vlerën 1,000,000 Lekë dhe procesverbal vendim prishje + pezullim punimesh.

Por nga 7 dhjetori 2021 dhe deri më sot kanë kaluar rreth 3 vite dhe këto vendime nuk po ekzekutohen.

Ne kemi vënë në dijeni disa herë drejtuesin e IVMT Sarandë, Nasip Hoxha dhe nuk janë marrë masa për prishjen e tyre dhe nuk i jep zgjidhje problemit…”.

Aktualisht në këto ballkone të ndërtuara pa lejë po vijohet të kryhen punime, për të cilat është njoftuar drejtuesi i IVMT-së Nasip Hoxha dhe sërisht nuk ka marë masat e nevojshme.

“…mosveppimi i kryer nga Nasip Hoxha përbën vepër penale, si “Shpërdorimi i detyrës”, dhe këtë veprime kryen me vetëdije të plotë nëse do t’i referohemi edhe regjistrimit me video që ne kemi filmuar…”- thuhet në kallëzim.

Sipas materialit hetimor të përcjellë nga policia e Sarandës në prokurorinë e këtij qyteti, thuhet se Zambak Beqiri dhe Trëndelina Beqiri, kanë konflikt me Kol Nokun, ky i fundit administrator i shoqërisë “Noku-OS-2008”.

Kjo shoqëri ka marë një lejë ndërtimi nga bashkia Sarandë në vitin 2006, për të ndërtuar pallat në pronën e Aleko Likës, por pallati nuk është ndërtuar brenda afatit kohor prej 3 vitesh, afat kur duhej të zbatohej leja e ndërtimit.

Për shkak të djegies së lejes së ndërtimit Aleko Lila së bashku me shoqërinë “Albano Konstruksion”, kanë aplikuar sërisht për pjesë ndërtimi në një truall ku kufitarë janë Zambak dhe Trëndafile Beqiri.

Në vitin 2017 bashkia ka miratuar një leje ndërtimi, por sërisht kësaj leje i ka përfunduar afati i ndërtimit.

Por në Mars 2021, një shoqëri tjetër e quajtur “Noku 2008” ka filluar të ndërtojë pa lejë duke vendosur skelat dhe futur në konflikt me personat kufitarë.

Tashmë policia e Sarandës ka filluar hetimet duke çuar materialin hetimor në prokurori për të vijuar më tej hetimet, lidhur me shpërdorimin e detyrës nga kreu i IVMT-së Sarandë, Nasip Hoxha./ Ora News

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

3 hours ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

3 hours ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

3 hours ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

3 hours ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

4 hours ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

4 hours ago