Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85 vjeçare.
Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.
None found
Ajo u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin. Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.
Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.
Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.
Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.
Mimika Luca interpretoj gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.
Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.
Gjatë një operacioni antidrogë të kryer nga task forca federale në Memphis, një person u vra, duke e çuar në…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të zhvillojë sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës,…
Një efektiv i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR), i përballur me akuza për vrasjen e Anastasiia Berezovskës, e cila dyshohej…
DinamoEdhe pse pritshmërit ishin të larta që Dinamo të merrte rezultat pozitiv kundër Astanës në Conference League, kryeqytetasit dolën të…
Anglia mund të marrë një goditje të madhe para çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Norvegjisë, pasi qendërmbrojtësi Marc…
Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ngjarje që tronditi…