shqiperi

“Mungojnë të dhënat e TIMS”, Basha thirrje Gledis Nanos: Policia të dorëzojë informacionet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS.

Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e ministrave, ndaj dhe Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat. Sipas Bashës, kanë mësuar se Nano nuk vepron pasi ka urdhër nga lart.

Të lidhura

None found

“I bëj thirrje Gledis Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të mohojë informacionin e lëvizjes së personave, për të cilët është bërë kërkesa. Ja bëj këtë kërkesë, nga informacionet e ardhura nga PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart, kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Ndaj, z. Gledis Nano i bëj thirrje që brenda ditës së hënë të japë të dhënat, se si ministër i Brendshëm, që kam kontribuar në instalimin e sistemit TIMS, e di sa e lehtë është t’i kthehet përgjigje komisionit hetimor nëse këta persona kanë udhëtuar së bashku dhe sa herë. I kujtoj Nanos se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me komisionin përbën jo vetëm vepër penale’, tha Basha.

Sakaq, në konferencë për shtyp në selinë blu lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas kreut të PD, demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Dje ishte takim i mahnitshëm në Shkodër. Do të shikoni qartë se demokratët kudo ku ndodhen pavarësisht prej masakrës së 215 prillit, pavarësisht trekëndëshit të Bermudës demokratët, por edhe qytetarët, madje edhe socialistët do të bëjnë gjithçka për t’ju kundërvënë një pakice. Boll më me trekëndëshit të Bermudës”, tha Basha

të fundit

Romani për vrasjen e pazbardhur të një modeleje në Paris fiton Çmimin Goncourt pas 77 vjetësh

Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…

3 minutes ago

Barcelona dhe Raphinha bien dakord për kontratë të re deri në vitin 2030

Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të…

3 minutes ago

Erion Veliaj me dëmtime, kryebashkiakun e çojnë në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…

11 minutes ago

Egnatia shkëputet në krye, Tirana ringrihet, ndërsa Vllaznia pëson rënien më të madhe

Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…

14 minutes ago

Llorente: Ditë e rëndë për futbollin pas vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…

14 minutes ago

Fitoret e demokratëve në SHBA tronditin aksionet e firmave të IA-së, vëmendja përqendrohet te Teksasi

Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…

19 minutes ago