Categories: Opinionshqiperi

Motivi i divorcit: Ajo e tradhëtonte natën partinë dhe flirtonte me SPAK

Nga Kreshnik Spahiu:

Në vitin 1993 gjykoja një çështje divorci në gjykatën e Tiranës.
Hasani 71 vjeç nga fshati Ndroq, kishte kërkuar divorc me gruan e tij Hyrijen sepse ishte lodhur prej saj.
Para se të vendosja divorcin, organizova një seancë pajtimi që të kuptoja arsyet dhe ndërmjetsoja ribashkimin.
Në fillim të seancës pyeta Hasanin: “Pse ndjehesh i lodhur nga Hyrija?”

Të lidhura

None found

Ka rrjedhur plaka sepse ka hyrë në politikë – më tha. Ajo nuk bën asnjë punë shtëpie. As nuk prashit specat apo domatet, as nuk pastron shtëpinë dhe as nuk gatuan, por merret veç me mbledhje partie dhe sheh lajmet në TV.
Mbeta pa fjalë por e mblodha veten dhe i bëra Hyrijes pyetjen “1 milion doallar”: “O zonja Hyrije, kë dashuron më shumë ti: Hasanin apo Partinë Demokratike?”
Hyrija u shtang dhe ma ktheu me të qeshur: –
“Partinë e dua ditën, Hasanin natën”
Unë mbajta të qeshurën dhe e kapa situatën.

Ja ktheva Hyrijes me seriozitet dhe ngrita zërin:
“- O Hyrije, ndroje orarin e dashurisë, sepse Hasanit i duhesh ditën dhe jo natën. Burri jot në këtë moshë ka nevojë për hyzmet, punë, shërbim dhe muhabet. Ke dy zgjidhje o Hyrje:
1- Ose divorcohu nga partia ose nga Hasani?
2- Mbaji të dyja duke ndërruar turnin. Fli me Partinë Demokratike në ëndrra dhe pastro dhe gatuaj gjatë ditës.

Në fund zgjidha erdhi nga qielli në fakt:
Hyrijen dhe gjithë seksionin e Ndroqit i përjashtuan nga Partia Demokratie si tardhëtarë se u bashkuan me Spartak Ngjelën, duke i bërë rrjedhinisht nder Hasanit dhe Hyrijes që shpëtuan nga divorci.

Mu kujtua kjo historia e tyre kur pash telenovelën Meta-Kryemadhi.
MOTIVI I DIVORCIT: Ajo e kishte tradhëtuar partinë dhe flirtonte me SPAK.
Realisht po i qaja hallin gjygjtarit që do e gjykoj çështjen më qesharake në shekullin e ri.
Gjykata ka dy alternativa vendimarrje:
– Të vendos shpalljen fiktive të divorcit
– Të vendos mbylljen në psikiatri të kërkuesit

Fatmirësisht, populli për herë të parë e ka kuptuar tragji-komedinë me këta kllounë.
Të gjithë po lumturohen dhe po i mëshirojnë.
Në fakt ata nuk meritojnë as ti poshtrojnë.
Tragjedia e tyre sapo ka filluar. Ende nuk keni parë gjë akoma se çfarë do ju ndodh.
As hasmit nuk ja uroj fundin e tyre.

të fundit

Ronald Araujo pritet t’i kryejë të dielën testet mjekësore para transferimit te Liverpooli

Liverpooli është gati të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, në një marrëveshje huazimi për një sezon.Marrëveshja do të…

2 minutes ago

Pamje alarmante nga Kruja, zjarri përfshin faqen e malit dhe kërcënon 30 banesa e biznese

Një zjarr me përmasa të frikshme është regjistruar sot në Krujë. Mësohet se një faqe mali në lagjen Abazaj është…

13 minutes ago

Shpërthen një dron i paidentifikuar në Bullgari pranë gazsjellësit strategjik

Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë. [...]Read More...

14 minutes ago

Ambasada Britanike apelon për tejkalimin urgjent të ngërçit politik në Kosovë

Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Kjo ambasadë ka kërkuar nga akterët…

15 minutes ago

Protest Enters Its 70th Day, Steve Hanke: Albanians Continue Revolt Against Corruption, Rama Must Leave

Profesori i njohur amerikan, Steve Hanke, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat masive që po…

19 minutes ago

Explosion Involving TNT at 72-Year-Old’s Home in Tufina; Three Brothers Wanted

Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen…

19 minutes ago