Mbrojtja Civile ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve, lumenjve dhe energjisë pas reshjeve të dendura të shiut dhe atyre të borës.
Në zonat malore ka pasur reshje bore deri në 400 metra lartësi, por nuk ka probleme me qarkullimin në rrugët e fshatrave dhe as në ato nacionale, përfshirë këtu Rrugën e Kombit.
Gjithashtu nuk ka probleme me lumenjtë apo energjinë.
“Mirëmbrema;
Situata në qarkun Lezhë,
Gjate dites sotme ne teritorin e bashkine Lezhe e Kurbin, patur ne mengjes reshje të shiut me intensitet te ulet.
Ne zonen malore ne lartesite mbi 400m patem reshje debore.
Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi kete situate:
Ne bashkite Lezhe e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi siperfaqe te tokes bujqesise dhe ato depresive me prezence uji.
Hidrovorët janë në gatishmeri teknike për pune. Ne basenete e tyre, niveli i ujit eshte ne kuata normale.
Ne bashkin Mirdite, kemi patur reshje debore, kryesisht ne nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kacinar dhe Kthelle, me trshesi 0.5-30cm. Pas ores 10.00 reshjet e debores jane ndaluar.
Rruget rurale e bashkiake, jane te kalushme. Disa segmente ne nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria eshte me zinxhire.
Rruget nacionale dhe ajo e Kombit jane te kalushme pa’ probleme.
Furnizimi me energji ne zonen e Mirdite u realizu fale punes me perkushtit te inxh. Elvis Ndoj i OSHE Mirdite, ku me brigaden e sherbimeve ne kohe rekord arriti te riparoje difektet dhe te furnizoje me energji Nj.Ad.Orosh e Fane. Keto zona te thella malore u perfshine nga debora e shoqetuar me stuhia”, thuhet në njoftim./albeu.com
Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur…
Gjesti e nisi ditën me plot motivim. Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe…
Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë: Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë. Klarenc…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të gëzueshëm të jetës së…
Para takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Donald Trump dërgoi një…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sapo ka zhvilluar bisedime me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Uashington DC, përpara…