shqiperi

“Mortje, këllirë e fantomas”, Blendi Fevziu reagon për herë të parë ndaj ofendimeve të Arjan Çanit

Blendi Fevziu ka komentuar një reagim të kolegut të tij Arjan Çani, që shpërtheu ndaj tij në sharje vulgare pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua? Kjo është tipike e vendeve të vogla dhe shumë të limituara. Nuk më intereson. Realisht nuk më kushton askund.

të fundit

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

1 second ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

12 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

19 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

28 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

44 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

47 minutes ago