shqiperi

Morën peng dhe dhunuan 47-vjeçarin në Kombinat, arrestohet një prej autorëve, në kërkim i vëllai

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij.

Sipas uniformave blu, të dy shtetasit i hoqën lirinë një 47-vjeçari,  e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi Alban Bejo, 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi Fatmir Bejo, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gjergji Fela., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Fatmir Bejo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/

të fundit

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’ju njoftojmë për vendimin

GJKKO ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit mediatike, ku përflitet një kërkesë për dorëheqje të mundshme të gjyqtares…

19 minutes ago

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema, lë telefonin…

41 minutes ago

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) në çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha,…

1 hour ago

Kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyrin paraqitet në SPAK. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…

1 hour ago

Temperatura përvëluese/ Meteorologia Lajda Porja zbulon oraret e pikut, të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në shtëpi

Vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, derisa autoritetet në shumë vende kanë lëshuar paralajmërime…

2 hours ago

Dosja “Partizani”/ Sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme, nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të…

2 hours ago