Një avion i kompanisë norvegjeze Norwegian, që operonte fluturimin DY1935 nga Tirana drejt Oslos, është detyruar të bëjë një ulje emergjente të martën në aeroportin e Splitit, Kroaci, pas një incidenti serioz në ajër, raporton JOQ. Shkak për devijimin e avionit është bërë një çarje në xhamin e kabinës së pilotit dhe një rënie e menjëhershme e presionit në brendësi të avionit.
Menjëherë pas sinjalizimit të emergjencës, autoritetet kroate vendase aktivizuan të gjitha njësitë përkatëse të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat u vendosën në gatishmëri në pistë për të siguruar një ulje të sigurt. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar mes pasagjerëve apo anëtarëve të ekuipazhit sipas skyweb.al.
None found
Ky nuk është incidenti i vetëm që përfshin këtë avion brenda të njëjtës ditë. Më herët, fluturimi DY1934, që vinte nga Oslo në drejtim të Tiranës, ishte devijuar drejt Berlinit për arsye që ende nuk janë bërë publike.
Aktualisht, autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të dy rastet, duke analizuar shkaqet teknike të ngjarjeve dhe duke verifikuar zbatimin e protokolleve të sigurisë nga ana e kompanisë ajrore. Situata ka ngritur shqetësime lidhur me mirëmbajtjen teknike të avionëve të Norwegian, një prej linjave të përdorura gjerësisht nga udhëtarët shqiptarë.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…