Hajdutët e huaj të dyqaneve dhe trafikantët e drogës do të depërtohen dhe nuk do të procedohen penalisht, u shpreh ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, Alex Chalk për The Telegraph.
Kjo është një pjesë e planit të qeverisë britanike për të liruar vendet në burgje.
None found
Në këto kushte, shton ministri ata do të largohen nga Britania dhe nuk do të lejohen të kthehen më.
Për këtë plan është emëruar ministri Chris Philip për të zbatuar skemën e deportimit, e cila ka si qëllim reduktimin e 3300 vendeve në burgje të zëna nga të huajt.
Kjo shifër përbën 1/3 e të huajve në burgjet e Britanisë. Nga 88 mijë të burgosur në Angli dhe Uells, 10 441 prej tyre janë të huaj.
“Unë do të bëj çfarë është e mundur për të mbajtur britanikët të sigurtë”, thotë ministri Chalk.
Ai tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të transferuar 200 kriminelë të rrezikshëm që po kryejnë 4 ose më shumë vite dënimi në burgjet britanike dhe tani pritet të kthehen në vendin tonë.
Shqiptarët llogariten rreth 13% të numrit të të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, përqindja më e lartë, me rreth 1323 për momentin. I deportuari i parë, zbulon Chalk, është një trafikant droge i dënuar me 17 vite burg./albeu.com
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…
Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…