Vajza e përputhen III, Mikela është nevrikosur keq nga një koment i Julit, i cili kujtoi të shkuarën e saj.
Ajo ka shpërthyer në akuza ndaj tij duke nxitur reagim tepër të ashpër.
Mikela kërkoi që të mos përmendet më e kaluara me ish partnerin ndërsa zbuloi se ka pasur një telefonatë me nënën e saj për një koment të Brunos.
Bruno i ka kërkuar ndjesë dhe e shpjegoi arsyen përse ia ka përmendur të kaluarën në një prej puntatave të tjera, pasi sipas tij ka pasur arsye që ta bënte.
Juli: Argjendi është mashkulli që Mikela mund ta vejë në gjumë e të dalë në dhomën tjetër të flasë në telefon me ish të dashurin.
Mikela: Hera e parë e fundit që përmendet e shkuara ime, aq më pak një copë kalamani.
Juli: E ke përmendur vetë, mbaje. Ti çfarë je?
Mikela: S’jemi këtu të na gjykosh ti. Me këtë sjellje duhet të nxirresh jashtë. Smë tregon ti me kë të flas në telefon. Mbaj atë pirsin dhe atë bëj.
Juli: A e tha vetë që sa herë të më marrë në telefon, do e ngre.
Arjani: Mikela mos u shqetëso për këtë. Julin e kuptoj që ndoshta është i tepërt se ndoshta nuk do të dëgjojë e të mësojë. Përmendni sa më pak problemin që ka pasur tjetri në jetën e tij, qoftë kur është problem fizik apo dhimbje shpirtërore dhe mos e godisni në momentin më të papërshtatshëm. Mos ta shikoj më nga ju të tjerët.
Mikela: Dje kam pasur një telefonatë nga mami im për një koment të Brunos, që më ka përmendur që më ka tradhtuar. Kush jeni ju që më drejtoni gishtin se i kam hapur telefonin, se jam tradhtuar, se jam ndarë?
Bruno: Ndjesë nëse është ofenduar familja por doja t’i bëja paralelizmin mes një hyrje të tretë.
Mikela: Nuk jam e tretë askund.
Bruno: Ti duhet të kuptosh që nuk duhet të hyje aq shpejt mes Ritvanës dhe Argjendit./albeu.com
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…
Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…
Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…
Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…