shqiperi

“Migenën e kisha si vajzë”, flet e ëma e Roland Sinanit që vrau kunatën: Ma tha çuni me gojën e vet

Mbarë Shqipëria është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku mbetën të vrarë dy persona.

Roland Sinani , 43-vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten në Shkozë. E ëma e Roland Sinani ka folur së fundmi për  ngjarjen e rëndë që i biri i treoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.

Të lidhura

None found

Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po qante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”- tha ajo në Euronews Albania.

Ajo tha se Migena Sinanin 37-vjeç e kishte si vajzën e vet dhe se së bashku ia kalonin shumë mirë.

Ndër të tjera dha detaje dhe për djalin e saj Rolandin, ku tha se ky i fundit kohët e fundit nuk merrte mjekim për probleme të shëndetit mendor dhe se punën e kishte lënë pak ditë më parë.

“Landi ka punuar gomist në Sauk, nga Sauku erdhi në ‘Ali Dem’, dhe ishte shumë i mërzitur. Landi e kishte lënë mjekimin. Kur vinte në shtëpi nuk duronte as zhurmat e televizori, as tone të larta dhe asgjë. Donte shumë qetësi. Migena i çonte fëmijët në dhomën e vet që shtëpia të ishte qetësi. U ndamë shumë mirë. I donte shumë nipin e mbesën. Ka qenë shumë i dashur por nevrikosej shumë shpejt. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me Migenën, e kisha si gocën time. I bënim punët bashkë’- tha ajo.

të fundit

Klekovski: Healthcare in North Macedonia Has a Budget of Around One Billion Euros, but Spending Is Accompanied by Significant Waste

Buxheti i shëndetësisë i Maqedonisë prej rreth një miliard eurosh për vitin 2026, që është rreth 5.8% e BPV-së dhe…

2 minutes ago

Protest Outside the Prime Minister’s Office Ends, Demonstrators Begin March Through the Capital

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura në podiumin e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët…

3 minutes ago

Head of Nephrology at UCCK resigns after 5 years, cites lack of cooperation and pressure

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra pas pesë vitesh në këtë post, duke…

3 minutes ago

Daniel Serwer after his stay in Kosovo: After NATO, the country should move without delay toward the EU

Profesori amerikan, Daniel Serwer, javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë, duke shënuar 250- vjetorin e Amerikës. Në një reagim…

3 minutes ago

Five complaints over the June 7 results are still being reviewed by the Supreme Court

Gjykata Supreme ka edhe dy ditë afat ligjor për të vendosur lidhur me pesë ankesat e paraqitura nga subjektet politike…

3 minutes ago

Klekovski: Shëndetësia në Maqedoni ka buxhet rreth një miliard euro, por shpenzimet shoqërohen me shumë humbje

Buxheti i shëndetësisë i Maqedonisë prej rreth një miliard eurosh për vitin 2026, që është rreth 5.8% e BPV-së dhe…

7 minutes ago