Mbarë Shqipëria është tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku mbetën të vrarë dy persona.
Roland Sinani , 43-vjeç vrau me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait) Migena Sinani, 37 vjeç dhe më pas veten në Shkozë. E ëma e Roland Sinani ka folur së fundmi për ngjarjen e rëndë që i biri i treoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.
Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.
“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë . U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po qante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”- tha ajo në Euronews Albania.
Ajo tha se Migena Sinanin 37-vjeç e kishte si vajzën e vet dhe se së bashku ia kalonin shumë mirë.
Ndër të tjera dha detaje dhe për djalin e saj Rolandin, ku tha se ky i fundit kohët e fundit nuk merrte mjekim për probleme të shëndetit mendor dhe se punën e kishte lënë pak ditë më parë.
“Landi ka punuar gomist në Sauk, nga Sauku erdhi në ‘Ali Dem’, dhe ishte shumë i mërzitur. Landi e kishte lënë mjekimin. Kur vinte në shtëpi nuk duronte as zhurmat e televizori, as tone të larta dhe asgjë. Donte shumë qetësi. Migena i çonte fëmijët në dhomën e vet që shtëpia të ishte qetësi. U ndamë shumë mirë. I donte shumë nipin e mbesën. Ka qenë shumë i dashur por nevrikosej shumë shpejt. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me Migenën, e kisha si gocën time. I bënim punët bashkë’- tha ajo.
Policia e Durrësit, ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij, duke…
Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një të riu në fund të vitit 2023 në Londër, është ekstraduar nga…
Olsien Muçobega, e mori kafshën në krah dhe po e largonte me shpejtësi nga flakët, teksa ndodhej mbi motor. I…
Mmbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruatr në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e…
Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po…
Pasditen e 14 gushtit, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt ka agravuar në…