shqiperi

Meta kundër promovimit të surrogacisë: Rilindja synon të promovojë perversitetin dhe asgjësimin e familjes

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së PL-së ka folur në lidhje me surrogacinë ku u shpreh se promovimi i surrogacisë nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri. Sipas tij Shqipëria nuk mund të pranojë kurrë sterilizimin dhe se Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2.

Fjala e Metës:

“Duke promovuar surrogacinë, të cilën vetë Parlamenti Europian e ka quajtur një krim të shëmtuar, dhe që synon ti bëjë vajzat dhe gratë shqiptare, klientelë të mafies, dhe të trafikut ndërkombëtar, gjë që nuk duhet kurrë të lejohet të ndodhë në Shqipëri. Sepse, ne nuk mund të pranojmë kurrë sterilizimin, si metodë të palnifikimit familjar, dhe jemi kundër ndërpreresje vullnetare të shtatëzanisë, veç rasteve kur ka tregues mjekësor, që kjo bëhet për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e nënës. Nuk mund të promovojmë zgjatjen e moshës së abortit, pra uljen e moshës, veçanërisht kur lindëshmëritë kanë rënë ndjeshëm, dhe Shqipëria po plaket, e mpaket si kurrë më parë në historinë e saj, si rezultat i axhendës së qëllimshme, dhe të mirë planifikuar antikombëtare të Rilindjes.

Rilindja synon të promovojë perversitetin, dhe devijimin, duke denatyruar, dhe asgjësuar familjen shqiptare, me prindin 1, dhe prindin 2. Duke tentuar gjithashtu në mënyrë kriminale, ta shndërrojë vendin tonë, në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë. Partia e Lirisë respekton zgjedhjet e caktuara të çdo qytetari të lirë, dhe është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj tyre. Por për ne, familja ka qenë dhe mbetet e shenjtë dhe shtylla e shoqërisë, dhe vlerave kombëtare. Ne I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos I nënshtrohen kësaj diktature perverse, që kërkon të imponohet me forcë nga lobe ndërkombëtare, sepse ajo kërcënon seriozisht dhe biollogjikisht, vazhdimin e kombit tonë. Ndaj, në 5 prioritet e saj, PL e mbron familjen dhe në këtë mënyrë, synon që ti japë fund shpopullimit, synon ti japë fund mizerjes me të cilën përballen pensionistët, dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Të shpëtojmë arsimin nga humnera e injorancës, dhe anafalbetizmi funksional. Të nxjerrim nga agonia vdekje prurëse bujqësinë, të ringjallim ekonominë, dhe ta bëjmë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus. Ndaj, Partia e Lirisë, shpalosi dhe ka tashmë një program shumë të qartë, në mbështetje të gruas dhe familjes, që është një kauzë madhore për ne. E cila do të realizohet, përmes fuqizimit ekonomik dhe social të gruas. nëpërmjet programit arsim për punësim. Njëkohësisht strategjia për gruan sipërmarrëse, është një paketë masash stimuluese financiare dhe fiskale, për arsimimin, kualifikimin, trajnimin dhe zhvillimin, promovimin e iniciativës private për vajzat dhe gratë.

Gjithashtu mbështetja për stazhe në biznese, për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën, dhe paralelisht, si dhe do të shtojmë dhe stazhet në administratën publike. Po kështu, dedikim I programeve të veçanta, për nxitjen e start-upeve, nga vajzat dhe gratë, përmes linjave të veçanta të kreditimit, me norma interesi të ulëta, për bizneset e reja, dhe njëkohësisht, edhe integrimi i tyre në tregun e punës. Rishikimi dhe ashpërsimi I kuadrit ligjor për dhunën, dhe diskriminimin me bazë gjinore, si dhe monitorimi I vazhdueshëm I masave dhe buxheteve të dedikuara, për këtë aspekt, në nivel qëndror dhe lokal,” tha Meta.

të fundit

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë…

22 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët…

45 minutes ago

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .…

1 hour ago

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi…

2 hours ago

FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së…

2 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5…

2 hours ago