Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet se përse e dekretoi lirimin nga detyra të presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj.
“Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt.
Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi”, tha Meta në emisionin “Open” në News24.
Kujtojmë se Begaj u lirua nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke i hapur rrugë votimit të tij si president./albeu.com/
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…
Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës,…