Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për gazetarët, pasi njoftoi kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.
Meta tha gjatë konferencës se Autoriteti i Dosjeve ka kryer të paktën 6 vepra penale, ndërsa ka nisur ndaj tij një sulm në favor të kryeministrit Edi Rama.
None found
“Siç kisha paralajmëruar, sot kam depozituar kallëzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve lidhur me shkeljet flagrante të ligjit nga ana e tyre në shërbim të Edi Ramës kundër meje.
Anëtarët e këtij autoriteti kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale të cilat janë: Shpërdorim detyre; Falsifikim i dokumenteve shtetërorë; Falsifikim kompjuterik; Falsifikim i vulave, stampave, formularëve; Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete të kryera në bashkëpunim.
Autoriteti i Dosjeve ka shkelur parimet e funksionimit të tyre. Parimin kushtetues, të sigurisë juridike. Pas asnjë kërkesë nga një institucion kushtetues, nis procesin e verifikimet për një figurë publike, ish-presidenti i republikës dhe nxjerr konkluzione shteruese pa asnjë provë. Në rastin konkret, Ilir Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione”, tha Meta duke shtuar se ai ishte qelibar dhe me një të shkuar të bardhë si dëbora.
“Është një sulm i hapur kundër pluralizmit politik. Mua më bëjnë nder se e kaluara ime është dëborë e bardhë. Kur këta falsifikojnë dokumentet e atyre viteve mendoni ç’bëjnë me firmën e tyre.”, u shpreh Meta.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për konstituimin e kuvendit. Ramadani deklaroi se…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për…
Tifozët janë të bindur se Enzo Maresca e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar për Rayan Ait-Nourin, pas fitores ndaj Portos…
Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në "Facebook", kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA…
Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet. Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja…
Deputeti i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit, duke i cilësuar…