Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi ku ka folur kryesisht lidhur me sfidat e vendit drejt integrimit europian.
Meta ka theksuar se reformat nuk kishin cecur ashtu siç ishte planifikuar dhe se fondet e dhëna nga BE nuk kishin pasur efektivitetin e duhur. Më tej presidenti kërkoi që BE të ishte më kërkuese sa i përket arritjeve dhe rezultateve të reformave në vend.
None found
Presidenti Ilir Meta për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi:
Duhen përpjekje më serioze për të bërë reforma reale dhe jo fiktive përsa i takon forcimit të shtetit të së drejtës, forcimit të institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është një shqetësim në vendet tona dhe që është një shqetësim edhe për vetë Bashkimin Europian!
Institucionet europiane duhet të jenë më kërkuese për zbatimin efektiv të reformave, sepse disa prej tyre tashmë kanë ngritur shqetësimin se janë harxhuar shumë fonde, por efektiviteti ka qenë i ulët.
Kjo ndodh sepse shpesh përfaqësuesit e institucioneve europiane në vendet tona konformohen me qeveritë në pushtet dhe nuk u qëndrojnë fort parimeve, mbi të cilat janë ideuar apo bazuar këto reforma.
Shpesh shohim një kapje të shtetit nga pushteti, nga qeveria, si dhe një mosfunksionim të shtetit të së drejtës dhe një bilanc tepër negativ përsa i takon luftës kundër korrupsionit.
MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (10 /11.08.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që realizohen…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ka kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të…
Nga MPB për "Sloboden Peçat" thonë se sistemi “Safe City” do të fillojë të funksionojë në Tabanoc këto ditë, së…
Pse ka kaq shumë miza nëpër shtëpi këtë verë? Bzzzzzz… Nëse po dëgjoni më shumë miza se zakonisht këtë verë,…
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat përvëluese që kanë kapluar rajonin po detyrojnë punëtorët bujqësorë në Maqedoninë e Veriut të ndryshojnë mënyrën…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij.…