Me anë të një postimi në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese fiks dy vite më parë, e cila rrëzoi vendimin e Kuvendit monist siç e cilëson ai për shkarkimin e Presidentit.
Meta thekson se ai vendim parandaloi një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama, me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura.
Kreu i PL shton se 20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet.
Postimi i plotë:
Sot mbushen 2 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit monist për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Ky vendim parandaloi në atë kohë një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama me qëllim asgjesimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura, me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri.
Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, duke u dhënë të drejtë të gjitha vendimeve dhe qëndrimeve të mia gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës, treguan shumë qartë se cili është armiku më i madh i shtetit ligjor, demokracisë, pluralizmit dhe të drejtave të njeriut.
20 Shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet!
Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë…
Këtë të premte vendi ynë, është mbërthyer nga i ftohti dhe reshje shiu dhe dëbore, Temperaturat e ulëta kanë përfshirë…
Këta që shihni në foto, janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, të cilët humbën jetën në…
Këtë të premte vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, si pasojë është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd. Siç shihet…
Zbardhet ngjarja në Shkodër. Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në panelin elektrik. Pas hetimeve intensive është…
Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident tragjik u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë…