shqiperi

“Meshkujt më shikonin ndryshe”, vajza nga Fieri që iu fut ushtrisë tregon vështirësitë dhe historinë e jetës

Elona Likaj është vajza nga Fieri që theu barrierat për ushtrinë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi të gjithë historinë e jetës, nga fillimet e saj ku punonte në një ndërrmarrje dhe e trajtonin ndryshe për shkak të stilit të saj si djalë.

“Femrat deri diku mendoj unë përdoren, për shembull nëse unë kisha një mendim për punën, më shumë dëgjohej një femër e bukur sesa unë. Për shembull, në zyrë më shumë dëgjohet një femër që kishte flokët kaçurrellat e rregulluara sesa unë. Edhe më thotë shefi që duhet të ndryshosh. Shkoj në shtëpi dhe i them babit që do të ndryshoj. Me rrogën e parë, shkoj blej rroba dhe ndryshova. Kur u ktheva në punë më shikonin meshkujt ndryshe, ndërsa ata që rrija përditë më thoshin ‘hë me ndryshove dhe ti’”.

Më tej, ajo zbuloi se si i lindi dëshira për tu bërë pjesë e ushtrisë dhe pasionin e madh që ka për këtë profesion.

“Më ka lindur dëshira për ushtri në momentin që u futëm në NATO. Hyja në internet dhe shikoja ato ushtaret dhe vija re që kishin stilin tim. I thosha babit që si këto dua të bëhem, ndërsa babi ma kthente “ik o dreq”.

Gjeta veten në ushtri, më kanë mbështetur shumë dhe ja fitova zemrën me këtë tipin e djalit.

Kur kam ardhur në Tiranë, kam bërë një specializim se unë di dy gjuhë të huaja. Në ushtri të duhet shumë anglishtja. Atëherë nisa një kurs dhe një ditë kam parë një vajzë që rrinte me kryeministrin. Shkova ta pyesja, ajo fillimisht nuk po më fliste se ishte në orar pune. Ajo më tregoi se ishte kampione Taekwondos. Kjo gjë për mua nuk funksiononte”.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

5 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

5 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

5 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

6 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

6 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

7 hours ago