Rastet e tradhtive, veç se një temë mjaft intriguese për bisedat e tavolinave, tashmë ka marrë një hapsirë edhe në ekran.
Këtë herë u trajtua çështja e një gruaje me kancer e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit të saj.
Pasi u kthye nga Turqia ku shkoi të trajtonte kancerin, iu dhanë në dorë rezultatet e investigimit të bërë nga ekipi i Shkënda Lilit në “1 herë mat”.
Ajo pa fotot që bashkëshorti dhe e dashura e tij e kishin thyer premtimin që nuk do takoheshin gjatë kësaj kohe që ajo trajtohej.
“E di çfarë mendova tani? Mos ndoshta ishte pikërisht ajo që më duhej për t’i dhënë fund gjithë këtij kalvari vuajtjesh. Dua ta mendoj me qetësi, por mendoj që dua të përballem me ta, t’i shoh në sy. Jam shumë e qetë, tani ka rëndësi vetja ime në radhë të parë.
E prisja në një farë mënyre se nuk u ndanë gjithë këto vite, edhe pas kërkesës së fëmijëve,” tha ajo.
Klientja shkon të ballafaqohet me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që shkojnë për të drekuar në një restorant jashtë Tirane.
Nën shoqërinë e një gote vere nuk mungojnë as prekjet mes tyre. Në momentin që klientja zbret nga makina për t’u ballafaquar me ta, të dy hidhen në ajër nga shokimi.
Bashkëshorti: Të lutem sqarohemi më vonë..
Klientja: Nuk ka për çfarë të sqarohemi, ju kam lënë të qetë
Bashkëshorti: Ja e kam larguar tani, të lutem..
Klientja: E kam ngrënë turpin me bukë. Shijojeni drekën vazhdoni…
Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…
Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…
Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…
Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…
Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…