shqiperi

Me VIDEO/ Dalin pamjet kur Benet Beci “zbythet” nga shkodranët në Postribë: “Ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”

Shkodranët kanë kujtuar sot 78 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, atë të Postribës. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë banorë të zonës, intelektualë të Shkodrës dhe përfaqësues të larta të Partisë Demokratike.

Mirëpo, në një moment atje ka shkuar dhe kryebashkiaku Benet Beci, i cili nuk ka duruar dot të përfundonte as këndimi i himnit kombëtar, sepse banorët kanë nisur të kërkojnë në kor largimin e tij.

Të lidhura

None found

“Ik, ik, shporru se nuk ke fytyrë ti”, dëgjohet të thonë në kor banorët, derisa kryebashkiaku socialist vendos të largohet me makinën e tij.

Demokratët e kanë konsideruar si provokim praninë e Benet Becit në këtë aktivitet, për përkujtimin e kryengritjes së parë antikomuniste të Shqipërisë, si përfaqësues të një pushteti që ka persekutuar Shkodrën dhe shkodranët.

Edhe ish-kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka reaguar sërish për provokimet e rilindjes në festën e Postribës.

“Ikën i përzënë me bisht ndër shalë pa pritur të mbarojë as Himni Kombëtar, mbasi provokoi njerëzit liridashës të Shkodrës e Postribës dhe dha urdhër për arrestime.

Ti shoku Benet ishe aty i dërguar nga partia për të provokuar dhe përdhosur vuajtjet e popullit të Shkodrës, Postribës e Malësisë.

Ti nuk di çfarë është respekti sepse je një pelivan politik që sot përfaqëson persekutorët e Shkodrës dhe Postribës. Ti shoku Benet, përfaqëson narkoshtetin dhe persekutorët e Shkodrës dhe shkodranët po të njohin dita ditës”, shkruan Spahia ne shënimin e tij në facebook.

Kryengritja antikomuniste e Postribës në rrethin e Shkodrës është një nga kryengritjet e para dhe të pakta ndaj regjimit komunist. Me në krye Shaban Haxhinë, pjesëmarrës në Luftën e Koplikut 1920 dhe në rezistencën kundër pushtimit Italian në Shkodër, 1939. Më 9 Shtator kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë.

Revolta u shtyp me gjak nga ushtria, por jo vetëm kaq. Filluan reprezalje ndaj popullsisë së Postribës, me djegien e shtëpive të fshatit, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime pa masë, si një kundërpërgjigje e diktaturës komuniste për kryengritjen.

 

të fundit

QMK: Nga 27 zjarre të evidentuara, gjashtë mbeten aktive, ndërsa një është vënë nën kontroll

Në territorin e vendit janë aktive gjashtë zjarre, ndërsa një është nën kontroll. Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton…

5 minutes ago

LSDM: Dollia me ujë në Gostivar ishte e turpshme, mbi 50 komuna nuk bëjnë analiza të rregullta

Po atë ditë që OBRM-PDUKM njoftoi se uji në Gostivar më në fund është i pijshëm, Ndërmarrja Publike e Shërbimeve…

5 minutes ago

Pranë Obiliqit, KFOR përmbyll trajnimin tre-mujor me një stërvitje për operacione urbane

Ushtarët hungarezë të caktuar në Batalionin e Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN zhvilluan një ushtrim taktik pranë Obiliqit. Në njoftim…

7 minutes ago

PSG hedh poshtë dy propozime të Liverpoolit për Bradley Barcolën

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar dy oferta nga Liverpooli për Bradley Barcolan, pavarësisht se është e hapur për largimin…

16 minutes ago

Misioni i zgjatur i USS Abraham Lincoln, ekuipazhi përballet me lodhje, tension dhe kushte të vështira në bord

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln po zhvillon një nga misionet më të gjata në historinë e marinës amerikane, ndërsa qëndrimi…

21 minutes ago

Rrezik i lartë zjarresh në Angli e Uells, autoritetet lëshojnë alarm emergjence dhe u kërkojnë qytetarëve të shmangin çdo aktivitet që shkakton flakë

Miliona banorë në Angli dhe Uells morën të premten një alarm emergjence në telefonat e tyre, pasi autoritetet paralajmëruan për…

21 minutes ago