Një 54-vjeçar i cili akuzohet se ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit është arrestuar nga policia e Tiranës.
Policia, pas kallëzimeve të depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.
None found
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim.
Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com
Zhvillimet e luftës me Iranin duket se kanë lëkundur fort ekuilibrat gjeopolitikë në Lindjen e Mesme, ndërsa në të njëjtën…
Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimesh dhe vranësira,…
Eliminimi i hershëm nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Paraguait në penallti (5-4) ka lënë shije të hidhur te…
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur Kombëtaren e Kroacisë me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës…
Luka Modric u përlot në fund të ndeshjes, ndërsa udhëtimi i Kombëtares së Kroacisë në Kupën e Botës përfundoi me…