shqiperi

“Me këto mbajmë familjet”, reshjet e breshërit dëmtojnë prodhimet në Maliq

Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme u ka shkatruar fermerëve dëme të shumta. Të pyetur nga Report Tv, banorët e fshatit Pojan në bashkinë Maliq kanë deklaruar se një pjesë e mirë e prodhimeve të tyre bujqësore janë dëmtuar. Banoret e zonës kërkojnë që shteti te ktheje sytë nga fermerët e ti ndihmoje pasi kultivimi e shitja e prodhimeve bujqësore është për ta i vetmi burim jetese

“Kam 18 dynym fasule, asgjë nuk ka mbetur, tërë prodhimi ka ikur, shteti këtu nuk vë dorë për asgjë, erdhën ata të bashkisë dy pyetje dhe ikën. Po nuk vuri dorë shteti ne jemi të mbaruar, jo vetëm unë por e gjithë zona”, tha një banor.

“Na ka prishur me fasule, me grurë, aq e vështirë është moj bijë sa s’di ç’të them se ne me këtë rrojmë. Të na ndihmoje shteti se me këtë rrojmë se nuk kemi as pensione, as ndihmë”, tha banorja.

“Breshëri ka bërë dëme në të gjitha kulturat por sidomos fasulja, domatja dhe speci ndërsa në grurë dhe në misër ka bërë pak më pak. Ky është një problem jetik se ne me këtë mbajmë familjen, të ketë dëmshpërblim”, tha një banor tjetër.

“Speci e ka thyer, domaten e ka thyer. Dhe para 5 vitesh e njëjta gjë ka qenë, mjerë ne, do ngrohemi në diell se s’kemi ca bëjmë, të marrim sa të marrim se leku është hedhur. 1 milion lekë dëme vetëm specat”, tha banori.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

3 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

3 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

4 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

4 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

5 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

5 hours ago