Fluturimi i parë i dëbimit të shqiptarëve nga Anglia drejt Tiranës është zhvilluar me sukses për vitin 2023, thotë ministria e Punëve të Brendshme angleze Home Office.
Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se paraditen e djeshme me një avion charter u dërguan 16 shqiptarë.
None found
“Ata kishin mbërritur ilegalisht muajt e fundit pa të drejtë qëndrimi”, tha zëdhënësi Home Office, për TCH.
Mësohet se të dëbuarit e kësaj të enjteje janë sjellë me avionin e kompanisë Titan Airways, e marrë me qira nga Home Office në shërbim të deportimeve.
Fluturimi i fundit Stantsted-Tiranë për vitin që lamë pas ishte më 22 Dhjetor me 42 persona të deportuar.
Sipas Daily Mail mes të deportuarve ishin 32 shqiptarë të cilët kishin vuajtur në total 89 vite burg për krime të ndryshme.
Kostoja e dëbimit të një personi sipas të dhënave botuar në mediat angleze është 8.000 stërlina. Për çdo të dëbuar drejt Tiranës janë dy roje shoqërimi në avion.
Ndërkohë në javët në vazhdim si pasojë e konsultimeve intensive mes Ministrisë së Drejtësisë angleze me ministrin shqiptar të drejtësisë Ulsi Manja, pritet të sillen në Shqipëri për të vijuar dënimet e dhëna nga drejtësia angleze 10 shqiptarë.
Mediat angleze fundvitin e shkuar e vlerësuan këtë si një shenjë të vullnetit të mirë nga Shqipëria në zbatim të marrëveshjes dypalëshe për transferimin e të burgosurve shqiptarë. Aktualisht në burgjet angleze janë 1336 shtetas shqiptarë./Albeu.com/
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]Read…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…
Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…