Është zbardhur vrasja e 26 vjeçarit në Maliq, Martin Çecou që u gjet i në rezervuarin e fshatit Kolanec.
Tre autorët e identifikuar kanë marrë viktimën dhe e kanë mbytur e më pas kanë inskenuar një vetëvrasje.
Shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje. Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e 3 autorëv të dyshuara, B.A, 38-veç banunes në fshatin Peshkëpi, Pogradec, me precedentë të mëparshëm kriminalë.
V.M, 43-vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë dhe E.M, 35-vjeç banues në të njëjtin vend me këtë të fundit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Marjani”.
Operacioni, pas hetimeve intensive nga Sektori për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë.
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç.
Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, i cili rezultonte i larguar nga banesa, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Marjani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:
– B. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);
– V. M., 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;
– E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit M. Ç., kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.
Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Nën kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të…
Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar…
Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një 16 vjecari pasi makina me të cilën po qarkullonte u përplas me një…
Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…
Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…