shqiperi

Mbi 500 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë. Ekspertët: Individët të përfshihen në skema sociale

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT nëse ke më pak se 620 lek në ditë vlerësohesh i varfër, shifra është rritur me 100 lekë në krahasim me vitin 202i ku kufiri i rrezikut të varfërisë ishte gati 520 lekë

Përllogaritjet e INSTAT bazuar te anketa e të ardhurave dhe nivelit të jetesës zbulojnë se treguesi i rrezikut të varfërisë është 20.6% në 2022, me një rënie prej 1.4% nga viti në vit. Por edhe pse vihet re një përmirësim në shifra, sërish Shqipëria nuk ua kalon të dhënave të vendeve të Ballkanit si dhe ka një diferencë të dukshme nga mesatarja e Bashkimit Europian, e cila është 16.5%.

“Hendeku që ekziston mes kostove të jetesës dhe nivelit të pagave mesatare në Shqipëri na radhit si një nga vendet me risk për të qënë të varfër”, tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Më shumë se 576 mijë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër dhe në bazë të grupmoshave, më të prekurit nga varfëria janë pensionistët.

‘Siç e dimë niveli i pensioneve është tepër i ulët krahasuar me BE apo rajonin. Kemi kosto jetese të lartë krahasimisht me vendet e Ballkanit, ku radhitemi të dytët pas Serbisë gjë që tregon që pikërisht pensionistët mund të jetojnë në varfëri relative, por le të themi që shpëtimi i tyre kanë qënë ndër vite remitancat, pra dërgesat e emigrantëve”, Radonshiqi.

Por çfarë zgjidhje propozojnë ekspertët e ekonomisë për të rritur mirëqënien sociale?

“Duke përfshirë më shumë individë në skemën e ndihmave sociale, ndoshta ky risk do të ulej”./ Top Channel

të fundit

Opozita protestë më 22 dhjetor/ Fatmir Mediu ndan detaje nga mbledhja e Kryesisë: Të bashkohemi kundër qeverisë

Më 22 dhjetor, opozita ka paralajmëruar protestë kombëtarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ndarë detaje nga takimet e…

27 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

32 minutes ago

Rama publikon punën e ekipit të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e Vjosës në Novoselë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama, siç e ka bërë tashmë traditë duke publikuar çdo mëngjes, ecurinë e investimeve, ditën e…

45 minutes ago

“Kristiano Ronaldo special që 17-vjeç”, Aleks Ferguson rrëfen raportin me portugezin

Kur flet një legjendë si ai, të gjithë kanë kuriozitet ta dëgjojnë, edhe tani që është tërhequr nga trajnimi.Sir Aleks…

60 minutes ago

San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.…

1 hour ago

Alis me “Nan” triumfon në Festivalin e Këngës, artisti shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke…

2 hours ago