Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për mashtrim dhe për fshehje të ardhurash.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve Blerina Kamberaj 37 vjeçe dhe Roland Kamberaj 40 vjeç, të dy administratorë në një call center.
None found
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online.
Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
“Operacioni policor i koduar “Trick”, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.
Goditet dhe 1 rast i falsifikimit të dokumenteve, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick” u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash”, thuhet në njoftimin e policisë.
Modelja e njohur e portalit për të rritur, Sophie Rain, ka marrë sërish një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.…
Ron Raçi ka qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores historike të Hajdukut ndaj Rakowit, që i siguroi skuadrës kroate…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të ri mbi situatën e zjarreve në të gjithë territorin e vendit, ku…
Porsche planifikon të vazhdojë të ofrojë makina me transmision manual për sa kohë që rregulloret dhe kërkesa e klientëve e…
Tashmë kundërshtarët dihen, sikurse ku do të mbahen ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League për Egnatian [...]Read More...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në Njësinë Administrative Komsi, në Bashkinë Mat. Flakët…