Një mashtrim i zbuluar së fundmi nga Policia dhe punonjësit e një banke të nivelit të dytë në qytetin e Shkodrës ka nxjerrë në pah edhe raste të tjera, pjesë e një skeme të mirëmenduar nga një djalë i ri.
“Mashtruesi” është pikërisht një 22-vjeçar, i cili rezulton të ketë marrë kredi në emër të shtetasve të tjerë, më shumë se një herë.
Por kjo u zbulua kur banka kontaktoi me një person që figuronte debitor, por që në fakt, ai nuk kishte kryer asnjë veprim e as kishte marrë kredi në këtë bankë.
Më datë 25.11.2020, pasi ka kuptuar që emri i tij ishte përdorur, ka bërë kallëzim në Polici shtetasi A. T., i cili figuronte debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni.
Policia thotë se ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën e identitetit.
Pas hetimeve intensive u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili” Shkodër.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D”.
Kjo nuk është hera e parë që ky djalë i ri mashtron punonjësit e bankës duke marrë kredi në emër të personave të tjerë që nuk kanë asnjë dijeni për veprimet bankare.
“Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshem, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.
DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…
Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…
Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…
Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…
Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…