Categories: showbizshqiperi

Marina Vjollca në pritje të ëmbël? Ku bazohen dyshimet

Ish-prezantuesja seksi Marina Vjollca mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Kohët e fundit ajo nuk ka qenë active në rrjetet sociale duke i shtuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve se ajo mund të jetë shtatzënë.

Tjetër gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet, janë edhe postimet e fundit Vjollcës në Instagram, e tregojnë atë të veshur me bluzë të gjerë ose duke përdorur objekte të ndryshme për të mbuluar barkun. Së fundmi, një tjetër detaj ka ngritur dyshimet për një shtatzëni të mundhsme.

Miku i Marinës, Eraldo Rexho, ka treguar gjatë intervistës për “Pushime On Top” se në muajin shtator “Revista Ëho” do të sjellë një personazh që pret të bëhet nënë.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”,- tha Rexho duke i bërë të gjithë të besojnë se bëhet fjalë për Marinën dhe Getoar Selimin.

Ai shtoi se prindërit e fëmijës janë të dy të famshëm, ashtu siç janë dhe Vjollca dhe Selimi.

Postimi i fundit i Marinës në Instagram është bërë rreth tre javë më parë. Fotot seksi me bikini nga pushimet verore këtë sezon mungojnë po ashtu.

Getoari dhe Marina u martuan në vitin 2017 në një ceremoni madhështore me shumë të ftuar VIP. Historia mes tyre ka nisur nga komunikimi në Instagram.

“Ka qenë një histori shumë e avashtë. Kemi dashur që lidhja të mbetej private, por ka qenë e pamundur”,- tregoi në atë kohë Marina,duke shtuar: “Në fillim kemi patur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë…deri sa erdhi njëoment dhe më tha: Dua të takohemi bashkë”./albeu.com/

Tags: Show biz

të fundit

Zjarr në Çukë të Sarandës/ Flakët përhapen me shpejtësi drejt Metoqit, ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës. Flakët janë përhapur me shpejtësi…

11 minutes ago

Analiza e REL-it: Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër

Më shumë kohë u duhet të hyjnë dhe të sistemohen në sallë, sesa të konstatojnë atë që prej kohësh është…

23 minutes ago

Rrugë e re 22 km në jugperëndim të Tiranës, nis në Mullet dhe mbaron në Kashar

Në pjesën jugperëndimore të Tiranës do të ndërtohet një rrugë e re me gjatësi 22 km. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka…

39 minutes ago

Athina përfshihet nga një zjarr i egër, dëmtohen shtëpitë e pushimit

Një zjarr i egër ka shpërthyer sot në juglindje të Athinës, duke shkatërruar shtëpi pushimi dhe toka pyjore. i zjarrit…

41 minutes ago

Paga marramendëse që Ronaldo do të fitojë te Al Nasr në marrëveshjen e re

Cristiano Ronaldo bëri bujë të enjten kur u konfirmua se ai kishte zgjatur kontratën e tij me gjigantët e Ligës…

44 minutes ago

Rita Ora flet për periudhën e vështirë kur nëna e saj Vera u diagnostikua me sëmundjen e rëndë

Rita Ora ka folur hapur për vitet e saj të “vështira” si adoleshente, kur jeta e saj “u shemb” pasi…

55 minutes ago