shqiperi

“Lulzimit i erdhi goja”, Spiropali përplaset me Bashën, kreu demokrat: Interpelancën për Kosovën e “varrosët” se Rama nuk do të japë llogari

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënit me Parlamentin, Elisa Spiropali u përplas sot në Kuvend me kreun demokrat Lulzim Basha.

Spiropali u shpreh se Bashës i ka ardhur goja, ndërsa i kërkoi të zgjidhin hallet e shtëpisë së tyre (dituatën në PD) dhe jo t’I dalin në zot Kosovës sepse sipas saj këtë ka kush ta bëjë (duke iu referuar qeverisë).

Në përgjigje, Basha i kujtoi interpencën e kërkuar nga PD, për të cilën tha se “u varros” sepse kryeministri nuk do të japë llogari.

Elisa Spiropali:  Sot më kujtuat një film socialist që doktori duhet ta diëj shumë mirë, ku disa diversantë e sigurimsa, merren me njëri tjetrin kush është armik e tradhtar. Dhe, doktor mund t’i shkojë shumë për shtat thënia “Memecit i erdhi goja”. Lulzimit i erdhi goja, dhe i erdhi hidhur. Nuk mund të merret në Kuvend me kryetaren e Kuvendit, kur hallin nuk e ka këtu, por te shpia e tij. Dhe, tentativapër të krijuar një narrative me heronj e tradhtarë, është më e rrezikshja dhe më e dëmshmja për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar dhe nuk ka gjë më të dëshme. Smund të vini në lojë Shqipërinë. Ka kush i del për zot Shqipërisë. Zgjidhni hallet e shtëpisë, pasatj merruni me cështjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova dhe institucionet e Kosovës i dalin për zot Kosovës Shqipëria i del për zot Kosovës dhe ne na ka aleatëte më të fortë.

Lulzim Basha: Zonja Spirolali ke të drejtë, ka ardhur dita të thuash atë që ke  ë mendje. Por nuk po bëhet për interest e mia, por jeni në shkelje të ligjit, pikërisht atë që keni bërë në Kukës. Të përcani opozitën.Ju nuk doni të flisni për Kosovën. Meqe flisni për Kosovën, ku e keni interpelancën. E vrarroset, sepse kryeministri nuk do të japin llogari. Kryeministri nuk e di që KFOR e ka nën kontroll veriun. Juve nuk ju intereson kjo, ju intereson ky teatër. Ditën teatër, natën kulla./albeu.com

të fundit

‘Courrier des Balkans’ intervistë me Berishën/ Kreu i PD: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, qeveria teknike të organizojë zgjedhje të lira dhe mos të prekë gjyqësorin

Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe…

53 minutes ago

Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së…

2 hours ago

15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet

Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe…

2 hours ago

Zjarr në një lokal në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike

Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk ishte…

2 hours ago

Shqipëria anëtare në Bordin e Paqes / Rama: U miratua me një ‘PO’ të fortë edhe nga kritikët

Kryeministri Edi Rama tha në podcastin “Flasim” se ftesa për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u mirëprit, u…

3 hours ago

Demonstrata e opozitës, Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut dhe qeverinë teknike

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…

3 hours ago