shqiperi

Lidhshmëria, thelbi i zhvillimit të rajonit: RCC kërkon mbështetje parlamentare

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, ka theksuar sot në Tiranë rëndësinë jetike të një mbështetjeje më të fortë parlamentare për të rritur lidhshmërinë në Evropën Juglindore.

Gjatë Sesionit të XII Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP PA), Kapetanović u adresua pjesëmarrësve në debatin mbi “Bashkëpunimin Parlamentar për Përforcimin e Lidhshmërisë Rajonale në Evropën Juglindore”, duke vënë theksin te një vizion i ri i lidhshmërisë.

Të lidhura

None found

“Lidhshmëria sot nuk ka të bëjë vetëm me rrugët, hekurudhat, portet apo rrjetin broadband, ajo ka të bëjë me qëllime të përbashkëta, mundësi ekonomike dhe përafrim strategjik,” deklaroi Kapetanović. Ai nënvizoi potencialin e jashtëzakonshëm të rajonit, me mbi 150 milionë banorë dhe një PBB të përbashkët mbi 2 trilionë dollarë, duke theksuar mundësinë për t’u shndërruar në një qendër të zinxhirëve globalë të furnizimit dhe investimeve të orientuara nga inovacioni.

Për të realizuar këtë potencial, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi se “lidhshmëria duhet të jetë pa pengesa dhe e qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike”. Ai shtoi se vizioni i RCC-së për tre vitet e ardhshme është qartësisht një Evropë Juglindore e bashkuar, rezistente dhe e gatshme për të ardhmen. “Por që kjo të realizohet, parlamentet duhet të luajnë rol kyç, duke siguruar legjitimitet demokratik dhe duke garantuar që integrimi të jetë një proces i udhëhequr nga qytetarët,” tha Kapetanović.

Në kuadër të këtij sesioni, RCC prezantoi edhe Raportin e Shpejtë mbi Gjendjen e Tregtisë dhe Lidhshmërisë në Transport në Evropën Juglindore, duke nxjerrë në pah si përparimet e bëra ashtu edhe boshllëqet që mbeten për t’u adresuar për forcimin e ndërlidhjes rajonale.

Gjithashtu, gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm Kapetanović zhvilloi një takim të rëndësishëm me Nataliya Kiselova, Kryetare e Parlamentit të Bullgarisë. Ky takim vjen në kontekstin e marrjes së ardhshme nga Bullgaria të Kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Dy zyrtarët diskutuan lidhjen e ngushtë midis Kryesimit bullgar dhe RCC-së si krahu operativ i SEECP, duke theksuar nevojën për të ruajtur momentin politik dhe përfshirjen parlamentare për të përshpejtuar zbatimin e prioriteteve rajonale si Strategjia SEE2030, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

“Parlamentet janë aleatë kyç për të siguruar që iniciativat rajonale të përkthehen në përfitime reale për qytetarët tanë. E mirëpres mbështetjen e fuqishme të Parlamentit bullgar për bashkëpunim më të thellë rajonal dhe mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë gjatë gjithë Kryesimit të Bullgarisë,” theksoi Kapetanović.

RCC mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun parlamentar dhe për të nxitur iniciativa që rrisin lidhshmërinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit, duke e parë bashkëpunimin parlamentar si një shtyllë thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të Evropës Juglindore./skyweb.al

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

7 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

7 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

7 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

7 hours ago