shqiperi

Lidershipi i ri, zbardhen emrat për postet e rëndësishme në PD

Në një kohë kur është zgjedhur kryetari, Kryesia dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, dy ditët në vijim pritet që të jenë intensive në selinë blu.

Kjo pasi do të përcaktohen kandidatët për postet më të rëndësishme të Partisë Demokratike siç janë Sekretari i Përgjithshëm dhe dy nënkryetarët. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se për këto tre poste, katër janë emrat më të lakuar, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Këta janë edhe katër emrat që dolën më të votuarit për të qenë pjesë e Kryesisë së PD. Një nga nënkryetarët e PD do të drejtojë Grupin Parlamentar pas shkarkimit të Enkelejd Alibeajt në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.

Ndërkohë, krahas Sekretarit të Përgjithshëm dhe dy nënkryetarëve, më kandidatura alternative të premten, kur mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i partisë, do të zgjidhen Sekretari Organizativ, Sekretari për Çështjet Ligjore, dhe Sekretariati Ligjor.

Kujtojmë se më 22 mars, Sali Berisha u rizgjodh pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike, pasi fitoi zgjedhjet në të cilat garonte me Ibsen Elezin.

Pas zgjedhjes së kryetarit iu hap rruga edhe zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe atyre të Kryesisë. Një pjesë e grupit parlamentar të PD, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj e kundërshton marrjen e drejtimit të partisë nga Komisioni i Rithemelimit, të cilit tashmë i ka përfunduar edhe mandati.

Në PD vijojnë ende të ekzistojnë tre grupe, ndërsa anëtarë të ndryshëm të partisë janë shprehur se nuk duket se po gjendet rruga drejt bashkimit. Edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, deri në djegien e tre mandateve opozita nuk mundi që të gjente një konsensus mes vetes për t’iu imponuar mazhorancës me një apo disa kandidatë.

Nga ana tjetër, gjykata e Apelit pritet të shprehet lidhur me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri në shkallen e parë, i cili njohu si legjitim statutin dhe vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit. /abcnews.al/

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

4 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

5 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

5 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

6 hours ago