shqiperi

Lezhë/ Zgjedhja për delegatët e Kongresit, Manja: Do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt

Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për delegatet e rinj të kongresit edhe në Qarkun e Lezhës. Procesi i votimit po vijon prej dy ditësh, ndërsa janë thirrur për të votuar 4371 të Partisë Socialiste, ku në garë janë 83 kandidat.

Procesi zgjedhor u ndoq nga afër nga Drejtuesi Politik, njëherazi dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, sipas të cilit Partia Socialiste do të vijojë të jetë forcë qeverisëse.

‘Sot jemi në ditën e dytë të votimit të delegatëve të Kongresit të Partisë Socialiste. Dje ishte dita e parë, sot është dita e dytë dhe e fundit. Besoj pas 7 do të kemi rezultatet e votimit të delegatëve të gjithë qarkut të Lezhës. Procesi po shkon shumë mirë, normalisht dhe deri tani në bashkinë e Lezhës këtu ku jemi, kanë marrë pjesë 54% e anëtarësisë së regjistruar për të votuar dhe shpresoj që pasdite të kemi një fluks tjetër votuesish të anëtarësisë sonë për të ushtruar të drejtën e votës.

Është një ushtrim i mirë të demokracisë që di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socialiste deklaroi që partia do të rienergjizohet në të gjithë Shqipërinë dhe sot jemi jo në fjalë por me vepra. Mbi 90% e delegatëve që do të zgjidhen në qarkun e Lezhës, por edhe në gjithë Shqipërinë do të jenë për herë të parë delegatë kongresi.

Këtë ndryshim, këtë rienergjizim, këtë ushtrim demokracie di ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. PS është në betejë elektorale që të nesërme kur mbarojnë zgjedhjet. Dhe prandaj jemi në qeverisje dhe do të jemi në qeverisje edhe në mandatin e katërt. Për ne nuk ka pushim. Atë ditë që mbarojnë zgjedhjet, atë ditë për ne fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e rradhës’, deklaroi Manja.

Procesi i votimit do të përfundojë në oren 19:00 të së shtunës, ku nga qarku do të dalin 44 delegatë nga 83 që janë në garë.

të fundit

Myrto Uzuni shënon në MLS, por Austin mposhtet pas përmbysjes së Vancouverit

Myrto UzuniSulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka arritur të gjejë golin në ndeshjen e radhës me ekipin e Austin në…

7 minutes ago

Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë kokë boshë!

Gjatë komunikimit live, kryeministri Edi Rama, shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave,…

12 minutes ago

Adem Salihaj: Rama will not leave power even if Albania burns; he puts him on the same line as Vučić

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë hyrë në ditën e pestë, ndërsa tensionet në kryeqytetin Tiranë…

17 minutes ago

Dy sfida zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje, në kuadër të xhiros së 10-të.Lideri i kampionatit, Malisheva, luan…

19 minutes ago

Rama: We neutralized the explosive drone targeting the Prime Minister’s Office; the protest is being led by others, not the youth

Kryeministri Edi Rama ka bërë një pretendim lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se dy ditë më…

19 minutes ago

Students demand his resignation, Rama reacts: I have tried not to fall into the trap of violence that demands blood!

Edi Rama: Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë…

20 minutes ago