Policia e Lezhës, ka arrestuar 43-vjeçarin Filip Tetaj, pasi u kap në mes të pyllit duke kultivuar kanabis në afërsi të fshatit Gjash.
Sipas policisë, u asgjësuaan 250 bimë kanabisi si edhe fara cannabisi të cilat do të kultivoheshin.
None found
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjashi”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Kishte kultivuar në pyll, 250 bimë cannabisi, si dhe posedonte fara cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Asgjësohet bimët narkotike dhe sekuestrohen farat narkotike.
Si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve proaktive që po kryhen në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Lezhë u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjashi”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Filip Tetaj, 43 vjeç, banues në fshatin Mërqi.
43-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 250 bimë cannabisi, në pyll, në afërsi të fshatit Gjash. Më tej, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një sasi farash cannabisi që dyshohet se posedoheshin me qëllim kultivimin.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…