shqiperi

Lezhë/ Drejtonte automjetin pa patentë dhe del nga rruga, dëmtohet 17-vjeçari dhe një shtetas tjetërP

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurorinë për shtetasin 17-vjeçar, banues në Gjormë, Kurbin, pasi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë u dëmtua 17-vjeçari dhe pasagjeri shtetasi O. H., 24 vjeç, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. U referua për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, referuan materialet në Prokurorinë  për shtetasit P. M., 19 vjeç, dhe G. P., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 10.04.2025, në lagjen “Skënderbeu”, kanë goditur një të mitur duke i shkaktuar dëmtime të lehta. U referua për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Më datë 11.04.2025, u referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen C. C., 22 vjeçe, pasi ka marrë me qira një automjet tip “Benz” në Rinas, duke e mashtruar dhe ska pa paguar për qiranë. U referua për veprën penale “Mashtrim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Kurbin, referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi M. M., 52 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, ka kallëzuar se gjatë natës i janë vjedhur dy targat e automjetit. Vijon puna për administrimin e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë dhe dokumentimin e ngjarjes.

Më datë 11.04.2025, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. T., 34 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar se në fshatin Ferrë Trashë, Njësia Administrative Mamurras, ka hedhur një sasi mbetje inertesh me qëllim ndryshimin e destinacionit të tokës. U referua për veprën penale “Shpërdorimi i tokës.

Më datë 11.04.2025, u referuan materialet në Prokurori për shtetasit K.  K. alias K. B, 28 vjeç, dhe A. C, alias A. P, 27 vjeç, banues në Laç, Kurbin, pasi në ambientet e një hoteli, Kurbin, nën efektin e pijeve alkolike janë konfliktuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar dëmtime të lehta një 29 vjeçareje, banuese në Pogradec. U referua për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Më datë 11.04.2025, shtetasi K. M., 67 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Rubik, Mirditë, ka konstatuar dëmtime të lehta në murin e jashtëm të lokalit të tij. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

të fundit

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë,…

2 minutes ago

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët! Kjo mazhorancë më hoqi motrën nga puna

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" ku tema e diskutimit ishte "Gazetarët përballë plumbave",…

17 minutes ago

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin/ Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së…

39 minutes ago

Kombëtarja ndez “motorrët”, zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për…

47 minutes ago

“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”, Lapaj bën parashikimin e zymtë pas 11 majit

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji…

60 minutes ago

Rikthim rezultati dhe ‘breshëri’ golash: Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë…

1 hour ago