shqiperi

Largimi masiv i shqiptarëve/ Berisha: Në cilin vend keni dëgjuar që një e treta e kombit të braktisi Shqipërinë?

Kryedemokrati Sali Berisha tha se braktisja masive e Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Në tubimin qytetar, Berisha tha se nga viti 2013, numri i shqiptarëve tw larguar është rritur çdo vit në këtë vend.

“Edhe njëherë, cilin dëgjuat ju të shprehë shqetësim se një e treta e kombit në sundimin e armikut, e Pashiqit shqiptar, Edi Rama, braktisi Shqipërinë? Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend. Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë. Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit. Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor. Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit. Nga viti në vit forcohej drejtësia. Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat. Nga viti në vit rriteshin rrogat, rriteshin bizneset, rriteshin vendet e punës, rriteshin pensionet, ndërtoheshin shkolla, ndërtoheshin rrugë. Prandaj nuk ka betejë më të shenjtë se beteja kundër kësaj vjedhje të tmerrshme që po u pin gjakun shqiptarëve. Që po i denigron dhe poshtëron shqiptarët në qeniet më inferiore. Që i shndërron institucionet e tyre në institucione private. Bashkinë e kryeqytetit në bashki private të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij hajdutë. Zemërim, revoltë, revoltë, zemërim gjer në fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,” tha Berisha.

Të lidhura

None found

Tags: Sali Berisha

të fundit

Misteri i Kalludrës së Vogël: 27 vite në ndjekje të së vërtetës për 23 të zhdukurit

Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta…

5 minutes ago

Gjykata rrëzon padinë e babait të Amy Winehouse dhe e detyron të paguajë mbi 1 milion euro për ish-shoqet e dhomës së këngëtares

Një gjykatë britanike ka rrëzuar padinë e Mitch Winehouse, babait të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, kundër dy ish-shoqeve të…

17 minutes ago

FIFA tërhiqet nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës pas kundërshtimit të UEFA-s dhe konfederatave të tjera

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë të premten mbrëma se organi qeverisës i futbollit botëror kishte hequr dorë nga…

20 minutes ago

Incident gjatë testimit: Agjenti i OpenAI thyen izolimin dhe hyn në infrastrukturën e Hugging Face

Një incident i pazakontë kibernetik, gjatë të cilit një sistem i avancuar i inteligjencës artificiale depërtoi në infrastrukturën e platformës…

26 minutes ago

Defekti në infrastrukturën e AWS paralizon për orë të tëra platforma si Reddit, Hulu dhe PlayStation

Dhjetëra faqe interneti dhe platforma të njohura përjetuan probleme të premten, duke ua pamundësuar përkohësisht miliona përdoruesve qasjen në disa…

27 minutes ago

Tensionet në Lindjen e Mesme thellohen, WSJ: Trump jep dritën jeshile për operacion të ri ushtarak kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas…

27 minutes ago