Kryedemokrati Sali Berisha tha se braktisja masive e Shqipërisë nën regjimin e Edi Ramës nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Në tubimin qytetar, Berisha tha se nga viti 2013, numri i shqiptarëve tw larguar është rritur çdo vit në këtë vend.
“Edhe njëherë, cilin dëgjuat ju të shprehë shqetësim se një e treta e kombit në sundimin e armikut, e Pashiqit shqiptar, Edi Rama, braktisi Shqipërinë? Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. Se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend. Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë. Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit. Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor. Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit. Nga viti në vit forcohej drejtësia. Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat. Nga viti në vit rriteshin rrogat, rriteshin bizneset, rriteshin vendet e punës, rriteshin pensionet, ndërtoheshin shkolla, ndërtoheshin rrugë. Prandaj nuk ka betejë më të shenjtë se beteja kundër kësaj vjedhje të tmerrshme që po u pin gjakun shqiptarëve. Që po i denigron dhe poshtëron shqiptarët në qeniet më inferiore. Që i shndërron institucionet e tyre në institucione private. Bashkinë e kryeqytetit në bashki private të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij hajdutë. Zemërim, revoltë, revoltë, zemërim gjer në fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,” tha Berisha.
“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…
Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…