shqiperi

Kush foli i pari, SPAK apo Policia e Shtetit? Pse u zhdukën disa nga emrat VIP të krimit

Operacioni “plumbi i artë” që prentendohej se do të vinte pas hekurave anëtarë të 8 grupeve kriminale pati “firo” për aq kohë se krerët e tyre si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u arrestuan.

Hetimi është përqendruar se kush foli i pari. Ka folur SPAK duke treguar rreth tre javë para operacionit se Nuredin Duman u zbërthye dhe po rrëfente krimet apo ka folur policia e cila sapo i mbërriti zarfi me urdhër-arrestet e gjykatës mëngjesin e 19 majit  nuk e mbajti dot sekreti.

Të lidhura

None found

Siç bëjnë me dije burime të Top Channel verifikimet paraprake po kryen për të kuptuar qëllimin pse u dekonspirua operacioni  që rezulton të jetë  një nga më të mëdhenjtë që ka goditur krimin e organizuar në vend dhe ka hedhur dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda që nga viti 2011.

Mbi dyshimet për dekonspirim burimet thonë se dy institucionet po përplasen me njëra tjetrën.  Konflikti me i forte është në Policinë e Shtetit mbasi ky institucion  është në filtrin e Agjencisë së Mbikëqyrjes policor. Pavarësisht kësaj, përveç dosjes së SPAK, autoritetet po vijojnë hetimet mbi krime të tjera që vrasësi me pagesë  Nuredin Dumani dyshohet se do të kryente. Dyshimet bazohen mbi prova material të gjetura në banesën e tij për të cilat i arrestuari ende nuk është shprehur.

Një ditë pas operacionit më 20 maj Agjencia e mbikëqyrjes policore çeli një hetim mbi dyshimet për dekonspirim ndaj gjithë oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion.

Top channel ka mësuar se gjatë kësaj kohe Agjencia ka marrë në pyetje disa nga punonjës policie por ende nuk ka një rezultat.

të fundit

Julian Alvarez gjen golin e sezonit me Argjentinën, por humbet 10 milionë euro në vlerë

Julian Alvarez ka gjetur golin e parë të sezonit me fanellën e Argjentinës, duke shënuar në fitoren 7-0 ndaj Burkina…

2 minutes ago

Protestuesit hedhin mjete piroteknike drejt ndërtesës së Qeverisë

Po vazhdon situata e tensionuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Protestuesit po përballen me Policinë, e cila po përdor…

7 minutes ago

Aleanca mbledh konferencë të veçantë për median

Aleanca ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media. Kjo pas tensionimit të situatës përreth Kuvendit të Kosovës. Partia e udhëhequr…

7 minutes ago

Haziri akuzon Sveçlën: Policia urdhëroi sulmin ndaj protestuesve

Organizuesi i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, se i…

7 minutes ago

Policia përdor gaz lotsjellës pas përshkallëzimit të protestës

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta pranë Qeverisë dhe Kuvendit ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa pas hedhjes së…

8 minutes ago

After accusations against the government, protesters begin march in Tirana

Pasi kanë renditur një sërë akuzash në drejtim të qeverisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin…

9 minutes ago