Një shtetas shqiptar, pjesë e bandës së Pëllumb Pacramit (i arrestuar) është vënë në pranga në Gjermani.
Sipas medieve italiane, i arrestuari ishte një nga më të besuarit e Briken Ndrekës, nipi i “shefit”, Pëllumb Pacramit.
None found
Sot, pas një tentative për tu arratisur në Gjermani, ai ra në pranga.
I shoqëruar nga policia gjermane e Bundespolizeit, 29-vjeçari mbërriti në aeroportin e Fiumicino dhe iu dorëzua organeve të drejtësisë pas urdhër-arrestit evropian të lëshuar nga gjykata e apelit në Romë.
Shqiptari ishte nisur nga Rinasi drejt aeroportit të Karlsruhe/Baden-Bade ku dhe u arrestua nga policia gjermane.
Krahu i djathtë i Briken Ndrekës, është një nga 12 të akuzuarit për trafik droge.
Shkatërrimi i bandës
Një operacion antidrogë i autoriteteve italiane më 9 nëntor 2023, ka çuar në pranga 12 persona, italianë dhe shqiptarë.
Të arrestuarit dyshohen për aktivitete të zgjeruara kriminale, përfshirë transport kokaine në sasi të mëdha dhe lidhje me grupin e njohur italian Ndragheta.
Për tranportin e lëndës narkotike nga Amerika Latine në Kalabri, grupi shqiptaro-italian kishte në dispozicion një avion privat dhe pilot profesionist.
Sipas mediave italiane në krye të grupit qëndronte shtetasi shqiptar i identifikuar si Pëllumb Pacrami 49-vjeç, e po ashtu rol me rëndësi kishte edhe nje një grua shqiptare Marian P. 45-vjeç, e cila njihej me pseudonimin “Rosi Abate” personazh i njohur i një seriali Italian që ka në fokus mafian në Palermo.
Pëllumb Pacrami i cili është arrestuar tashmë për trafik droge ka qenë i burgosur më heret për disa krime në Itali edhe për tentativë vrasje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Grupi kriminal u zbulua në vitin 2022 në kuadër të një tjetër operacioni të madh anti-Ndragheta.
Fill në atë moment nisi përgjimi i grupit shqiptaro-italian që trafikonte e tregtonte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia.
Në përgjime, Briken Ndreka nipi i 49-vjeçarit Pëllumb Pacrami, mburret para miqve të tij për forcën e të afërmit të tij, në trafikun e kokainës, ku ai kishte transportuar vetëm në një rrugë 30 kg kokainë, në ditë të vështira.
Ndreka flet gjithashtu për një tjetër xhaxha të fortë në Shqipëri i lidhur me persona të fuqishëm që veprojnë në Elbasan, të aftë për të importuar 300 kilogramë nga Kolumbia.
Anëtarët e grupit ishin ekspozuar së tepërmi në disa zona të Romës, duke blerë prona e lokale, e duke lëvizur me automjete super luksoze.
Operacioni i policisë italiane vjen në vijmësi të disa operacioneve të tjera ndaj grupit kriminal italian Ndragheta vitin e kaluar më të cilët shqiptarët kishin lidhje./albeu.com
Prokurorja Sahide Gashi pas seancës për vrasjen në Gllogjan në një deklarim për media nuk dha detaje për rastin. Ajo…
Ka kaluar plot një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, në aksin rrugor…
Besiktas ka nisur të lëvizë seriozisht për transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas gazetës turke…
Kompania kineze UBTech Robotics ka prezantuar një gjeneratë të re robotësh humanoidë, të mbuluar me “lëkurë biomimetike”, të aftë të…
Përdorues të shumtë kanë raportuar probleme me disa prej shërbimeve të Microsoftit, përfshirë platformën e emailit Outlook dhe chatbot-in me…
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka ndarë me ndjekësit një arritje të rëndësishme në karrierën e saj ndërkombëtare. Përmes një postimi…