Në Tiranë u mbajt Samiti III-te i Diasporës d he të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga Diaspora.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungoi , edhe pse ishte parashikuar që do të merrte pjesë. E pranishme në Samit ishte Presidentja Osmani.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i ka dërguar një mesazh homologut të tij Kurti përmes Osmanit.
Rama u shpreh se dita e alfabetit, data 22 nëntor, duhet të jetë festë kombëtare në Shqipëri dhe i kërkoi Vjosa Osmanit që t’ia japë si sugjerim kryeministrit të Kosovës.
“Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se është e rëndësishme të jenë bashkë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Rëndësia e madhe është që ne të jemi bashkë të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri.
Është dita që dita e alfabetit e gjuhës që na bashkon të gjithëve të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet.
Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha kryeministri Edi Rama./albeu.com
Gjatë qëndrimin në Big Brother Vip 5 Kristit dhe Krusitës kanë qenë shumë të afërt mes njëri-tjetrin, por me paqartësi…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas – Librazhd, e cila mbetur…
Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta…
Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u…
Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe…
Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, ka ndërruar jetë këtë të diel. Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje…