Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me homologun e tij Edi Rama kanë takuar përfaqësuesit e bizneseve në Elbasan.
Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi nevojën e heqjes së barrierave tarifore mes dy vendeve dhe tha se të gjitha pengesat do të hiqen për punëtorët nga Shqipëria që duan të punojnë në Kosovë.
Kurti gjithashtu tha se për të ndihmuar më shumë prodhuesit dhe eksportuesit duhet të mësojmë më shumë prej tyre.
“Kosova ka një deficit të lartë tregtar dhe jemi fokusuar në hartimin e politikave industriale dhe mbështetjen e targetuar për bizneset. Ekonomia jonë është shumë e ndikuar nga tregtia e jashtme. Shqipëria është vend me një rëndësi të posaçme. Rregullimi i tregtisë së lirë mes dy vendeve tona daton që nga viti 2003 kur u nënshkrua marrëveshja bilaterale e tregtisë së lirë. Nëse i shohim shifrat nga e kaluara vërehet qartë rritja e qarkullimit të 200%. Së pari një meritë të madhe u atribuojmë vetë bizneseve tona. Nuk duhet të kënaqemi me kaq.
Edhe pse Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e CEFTAS, rastet e bllokimit të lëvizjes së lirë të mallrave nuk kanë qenë të pakta. Për të ndihmuar më shumë prodhuesit dhe eksportuesit tanë duhet të mësojmë nga ta. Është koha që dy shtetet tona të bëjmë më shumë se kaq. Duhet të hiqen të gjitha barrierat tarifore duke krijuar një komision të përbashkët ndërqeveritar që do të identifikonte shkaqet e pengesave dhe që do vinte me propozime konkrete. Në të kaluarën ka pasur procedura për punëtorët nga Shqipëria, dhe kjo është për të ardhur keq.
Të gjitha barrierat do hiqen për punëtorët që do vijnë nga Shqipëria dhe nuk do ketë asnjë procedurë shtesë për ata që të punojnë në Kosovë. Së bashku mund të zhvillojmë politika për industritë përpunuese me theks tek ajo e ushqimit. Premisat tona janë premtuese. Mbetet gatishmëria për ta ndihmuar tutje zhvillimin e dy ekonomive tona. Së bashku edhe me të gjithë ju le ta rrisim intensitetin dhe dinamikën”, tha Kurti.
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11…
Astrologia e njohur, Meri Shehu, e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ka komentuar datën 12 shtator që do të…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, prezantoi Paketën për Mbrojtjen e Territorit, që pritet të miratohet në parlament sapo të…
Romanca mes Zoë Kravitz dhe Harry Styles po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe këtë e dëshmoi edhe një dalje…
Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një…
Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar, janë shpallur në…