shqiperi

Kumbaro në Velipojë/ Ndryshim rrënjësor, dyfishojmë ekipet njerëzore dhe pajisjet për pastrimin 24 orë në 24

Në vijim të turit inspektues në nisje të sezonit turistik veror 2024, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi disa takime në Shkodër, bashki që këtë vit do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në pastrimin e bregdetit, si pjesë e operacionit “Plazhe të Pastra”.

Ministrja Kumbaro inspektoi vijën bregdetare të Velipojës shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ministrja Kumbaro u shpreh se në Velipojë është bërë një ndryshim shumë i dukshëm për sa i përket punës për lirimin e hapësirave publike dhe sistemimit estetik të zonës, por parashikimet për flukse turistike rreth 40% më të larta këtë sezon veror, kërkojnë një koordinim ndërinsitucional për menaxhimin e suksesshëm të tij.

“Pasi kemi bërë gjithë punën koordinuese mes dy ekipeve për sa i përket operacionit “Plazhe të pastra” që fillon që me 15 qershor deri më 15 shtator. Jam shumë e kënaqur që e mbështesim bashkinë e Shkodrës këtë vit duke dyfishuar gjithë forcat edhe ekipet njerëzore e pajisjet me pastrimin 24 orë në 24 në të shtatë ditët e javës në gjithë vijën e bregdetit.

Është për t’u përgëzuar që kur e krahasoj me dy vite më parë, është një pamje komplet tjetër, sidomos për sa i përket çlrimit të hapësirave publike duke nisur nga kjo shëtitore”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci u shpreh se bashkëpunimi me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për pastrimin e vijës bregdetare, do ta ndihmojë Velipojën të arrijë standarde maksimale të pastërtisë këtë sezon.

“Lirimi i hapësirave publike ka krijuar një lloj pastrimi të mbetjeve që ka pasur përgjatë shëtitores. Sot kemi 40% plazhe publike dhe kemi krijuar një model të administrimit të plazhit publik që do të aplikohet edhe në 5 të tjera. Bashkëpunimi me Ministrinë për çështjen e pastrimit është diçka e domosdoshme dhe besoj këtë vit do të kapim standardet më të larta”, u shpreh kryebashkiaku i Shkodrës.

Ministrja Spiropali vuri në dukje rritjen turistike të shpejtë të Shkodrës si dhe rritjen e shërbimeve e investimeve në këtë sektor.

“Me rritjen e fluksit të turizëm në Shkodër që do vijë duke u shtuar me të gjitha shërbimet, vëmnedjen që i jepet, investimeve dhe sfida kjo është, të përballosh këtë fluks duke siguruar mjedisin e duhur”.

Operacioni “Plazhe të Pastra” ka hyrë në vitin e tretë të tij dhe gjatë këtij sezoni veror do të mbështesë 7 bashki në pastrimin e plazheve: Himarën, Sarandën, Vlorën, Rrogozhinën, Kavajën, Durrësin dhe Shkodrën.

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

12 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

31 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

32 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

55 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

56 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago