shqiperi

Kulla në mes të Tiranës, Basha apel SPAK: Nis hetimet, paratë e kujt po pastrohen?

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka dalë kundër ndërtimit të kullës gjigante në mes të Tiranës, e cila do të zinte hapësirën e fundit publike të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të shohë se paratë e kujt janë duke u pastruar.

Në postimin e tij Basha akuzon ish-bashkëpuntorin e tij Berisha, se në një lidhje të fshehtë me Ramën po ndërojnë kullën.

Postimi i Bashës:

Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit. Nuk është sekret se një pjesë e madhe e ndërtimeve të reja në Tiranë e gjetkë janë mbulesat perfekte të lidhjeve të dukshme e të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar.

Është po kaq domethënëse që ata që sot heshtin dhe hedhin baltë ditën, natën janë pjesë e pazareve në kurriz të interesit të qytetarëve.

Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty?

Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes. “Ndiq paranë dhe lidhjet me krimin” është thelbi i vettingut të politikanëve.

Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, jo vetëm për dënimin e korrupsionit, por edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera dhe që fshihen pas oligarkëve.

të fundit

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

41 minutes ago

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor “Duo”, arrestohen 2 autorë të dyshuar të disa vjedhjeve

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…

57 minutes ago

Kërkesa për arrestimin e Ballukut/ Detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, opozita kërkon USB-në, PS: Provat e SPAK nuk dalin nga salla!

Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…

2 hours ago

Rama: Mungesa e kamerave pranë shkollave rrit rrezikun për të miturit

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…

2 hours ago

PROTESTA E 22 DHJETORIT/ Berisha me aleatët: Kjo është një diktaturë më e egër se në ’91-in! “AKSHI-GATE”, rrëmbyen 3 persona, për Gerond Meçen …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, në selinë…

3 hours ago

THELLOHET SKANDALI “FRIGO FOOD”/ 37.895 kg “Wudy” me bakterin e rrezikshëm kontrabandë, institucionet “mbyllin sytë”

Skandali ushqimor i subjektit “Frigo Food”, me administrator z. Sokol Meqemeja, nuk ishte një incident i izoluar, por një alarm…

3 hours ago